Home / Lajme / Maqedoni / Projekt ‘Unë jam mbrojtës i shëndetit tim’ (VIDEO)

Projekt ‘Unë jam mbrojtës i shëndetit tim’ (VIDEO)

Tetovë, 12 Nëntor – Me moton “Unë jam mbrojtës i shëndetit tim” sot në hapësirat e shkollës fillorë “Liria” filloi implementimi i projektit “Si të mbrohemi nga ftohja, ose gripi” projekt ky që është paraparë të realizohet me nxënësit e klasëve të ulëta.

Me moton “Unë jam mbrojtës i shëndetit tim” sot në hapësirat e shkollës fillorë “Liria” studentët e fakultetit të shkencave mjekësore, konkretisht grupi shkencor i parlamentit studentor, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, në bashkëpunim me profesoreshën Arbëresha Ferati, filluan me implementimin e projektit “Si të mbrohemi nga ftohja, ose gripi” projekt ky që është paraparë të realizohet me nxënësit e klasëve të ulëta, njofton Televizioni Koha.

Qëllimi i këtij projekti ka të bëjë me vetëdijësimin, ndërgjegjësimin, e nxënësve se si të mbrohen nga sëmundjet që shkaktohen nga ftohja, djerësitja, konkretisht si të mbrohen nga gripi. Ky projekt është përgaditur nga grupi shkencor i fakultetit të shkencave mjekësore pranë USHT-së dhe është thjeshtësuar në atë formë që të jetë sa më i kapshëm, i kuptueshëm për nxënësit e klasëve të ulëta. Deklaroi për Televizionin Koha Zyhejla Jamini kordinatore projekti

Ndryshe implementimi i këtij projekti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me nxënës nga shkollat tjera të Komunës së Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *