Home / Lajme / Maqedoni / Protestë e mjekëve në Qendrën Klinike në Shkup (VIDEO)

Protestë e mjekëve në Qendrën Klinike në Shkup (VIDEO)

Shkup, 12 Nëntor – Mjekët e Qendrës klinike në Shkup përmes protestës shprehën pakënaqësinë për situatën në shëndetësi dhe kërkuan bashkëpunim më të madh me autoritetet shëndetësore.

Shkak i kësaj revolte ishte plagosja e kirurgut në klinikën digjestive, i cili u qëllua me armë zjarri nga një familjar i pacientit të vdekur.

“Duam që si sindikatë të jemi pjesë e ndryshimeve të rregullativës ligjore sepse ne i dimë problemet e njerëzve”, tha Goran Begoviq, kryetar i Sindikatës së qendrës klinike.

“Duam të shprehim revoltin tonë ndaj statusit nënçmues të punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor, status që është rezultat i politikave afatgjate në shëndetësi që sollën deri në uljen dhe degradimin e punëtorëve shëndetësorë”, u shpreh Emilia Stojanova, klinika e kirurgjisë digjestive.

Sindikata e Qendrës klinike paralajmëron se do të vazhdojë t’i kërkojë të drejtat e punonjësve në shëndetësi në formë të bisedimeve me Ministrinë e shëndetësisë. Në dy ditët e ardhshme në Klinikën e sëmundjeve digjestive nuk do të kryhen ndërhyrjet e caktuara kirurgjike, ndërsa do të trajtohen vetëm rastet urgjente.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i mbështet mjekët dhe protestën e tyre dhe konsideron se revolta e tyre është e arsyeshme, për shkak të statusit të fundit poshtërues të punonjësve shëndetësor. Si fajtor kryesor për këto gjendje e theksoi pushtetin dhe veçanërisht, siç tha ministrin Nikolla Todorov, i cili sipas LSDM-së duhet të japë dorëheqje nga funksioni.

Ndryshe, mjekët protestojnë pas incidentit të dy ditë më parë në klinikat e Shkupit ku u plagos një mjek, ndërsa sipas shkrimeve nëpër media, të dyshuarit për këtë vepër më herët kihsin dhënë rryshfet mjekut për të kryer operacion ndaj nënës së tyre por e njejta kishte ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *