Home / Kryesoret / Pse nuk u vendos flamuri në shkollën Liria në Tetovë? (VIDEO)

Pse nuk u vendos flamuri në shkollën Liria në Tetovë? (VIDEO)

Vendosja e flamurit kombëtarë në institucionet publike dhe shtetërore për nderë të 28 nëntorit është e jashtëligjëshme pasi që kjo nuk është festë shtetërore. Festimi në këtë rast është klandestin dhe vendosja në shtyllat në qytet dhe para institucioneve bvëhet në bazë vullnetare. Kështu vetëm në disa shkolla drejtorët kanë vendosur flamurin kombëtarë. Por në disa shkolla nuk është vendosur flamuri për shkak të presioneve nga pala maqedonase. Televizioni Koha nga burime të brendëshme merr vesh se në shkollën Liria, pala maqedonase ka bërë presione që edhe manifestimi i djeshëm të mos mbahet. Kësisoji ata poashtu në mënyrë indirekte kanë kundërshtuar vendosjen e flamurit kombëtarë në oborrin e shkollës, njofton Tv Koha.

“Po ishin dje te irituar kur i pane femijet me flamuj filluan te iritohen dhe provokijshin” kanë thënë burime të Tv Kohës brenda shkollës fillore Liria në Tetovë. Meret vesh se pikërisht nga ky irritim që të mos eskalojë situata edhe nuk është vendosur flamuri në këtë shkollë. Gjatë ditës tentuam të kontaktojmë autoritete e shkollës dhe sektorit për arsim në komunën e tetovës por ata nuk kanë dashur të komentojnë.Në këtë shkollë 80 përqind e nxëenësve janë shqiptarë ndërsa pjesa tjetër janë maqedonas, raporton Tv Koha.

Kësisoji në disa objekte shkollroe flamuri është vendosur në disa jo, dhe krejt kjo në bazë të vullnetit të mirë të palës maqedonase, informon Tv Koha.

Në ndërkohë në shkollën fillore Isktikball situata ka qenë ndryshe pasi që është vendosur flamuri kombëtarë pa u kundërshtuar nga pala tjetër. Ndryshe, Përdorimi i flamurit gjithashtu mbetet në një gjendje diskutueshme pasi ligji aktuale definon që ai mund të përdoret vetëm në nivel komunal edhe atë në komuna ku shumicë janë shqiptarët. Ligjit për përdorimin e flamujve parasheh që pushtetit lokale në të cilat mbi 50 % e popullatës janë pjesë e bashkësive etnike, ta përdorë flamurin e tyre, bashkë me atë shtetëror në objekte të karakterit lokal dhe publik. Pushteti lokal duhet të vendosë për datat ose evenimentet kur do të përdoret flamuri i bashkësive etnike. Ligji obligon që flamujt e kombësive, të jenë për 1/3 më të vogël se ai shtetëror.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *