Home / Lajme / Maqedoni / Qenan Aliu: BDI do ta paguajë shtrenjtë ekzekutimin e Harunit, Begut e Mirsadit

Qenan Aliu: BDI do ta paguajë shtrenjtë ekzekutimin e Harunit, Begut e Mirsadit

10 Nëntor – Në gjashtëmujorin e konfliktit të Kumanovës,ka reaguar ish kryetari i komunës ë Zhelinës, Qenan Aliu.

Në një deklaratë për “Lajm” ai thotë se BDI dhe partneri i saj VMRO-ja, duhet ta paguajnë shtrenjtë “ekzekutimin” e Harun Aliut, Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt, si dhe shumë shqiptarëve tjerë.

“Edhe Harun Aliu me shokë u ekzekutua pa gjyq. Atëherë shtrohet pyetja se edhe sa shqiptarë duhet të ekzekutohen nga ky pushtet që të jetë mjaft ? Dhe po që se eventualisht ky pushtet ka eliminuar e ekzekutuar Ndrecajn dhe Rizajn pasi që ata të jenë dorëzuar, atëherë Vmro dhe Bdi, këto ekzekutime eventuale duhet ti paguaj shumë shtrenjtë së pari me një çmim të madh politik. E ai çmim është shporrje nga arena politike me fuqinë e votës së lirë. E pastaj edhe me fuqinë e drejtësisë”, vlerëson Aliu.

Ai thotë se “Lagja e trimave” në Kumanovë, dhe ditët e 9 dhe 10 Majit të këtij viti, janë vendi dhe ngjarja më tronditëse që mundë të rangohet ndër më enigmatiket si betejë e zhvilluar, në hapësirat e Ballkanit të trazuar. “Kjo natë e tmerrshme nuk do të duhet të lejohet në asnjë mënyrë të kalojë pa investigimin ndërkombëtarë dhe pa një angazhim serioz të institucioneve përkatëse të R. së Kosovës në këtë investigim. Po që se investigimi eventualisht do të zbardhte fakte dhe prova se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë të eliminuar pasi që ata të jenë dorëzuar , atëherë Maqedonia duhet të shpallet vendi ku njerëzit ekzekutohen pa gjyq”, thekson Aliu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *