Home / Lajme / Maqedoni / Qyteti i lindjes i Nikolla Gruevskit, Shtipi, kryeson edhe për vetëvrasjet

Qyteti i lindjes i Nikolla Gruevskit, Shtipi, kryeson edhe për vetëvrasjet

08 Nëntor – Qyteti i lindjes së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, qyteti i Shtipit po kryeson edhe për kah numri i madh i vetëvrasjeve.

Shtipi, përndryshe është shndërruar në një lloj qendre që afër vetes përmbledh edhe qytete të mëdha si Kumanova. Atje gjendet baza e DAP për qytetin e Kumanovës, burgu i Shtipit ka kompetenca edhe ndaj atij të Kumanovës, ndërsa me ndryshimet e fundit në ministrinë e shëndetësisë, Spitali i Shtipit shndërrohet në spital rajonal i cili do të përfshijë edhe pacientët e Kumanovës dhe Komunës së Likovës.
Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme megjithatë tregojnë se, gjatë nëntë muajve të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve është ulur, ndërsa sivjet janë shënuar 89 raste, shkruan gazeta Koha.
Për dallim nga vitet e kaluar, numri i qytetarëve të cilët kanë kryer vetëvrasje, nga janari deri në muajin shtator të këtij viti, ka shënuar ulje. Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se, gjatë nëntë muajve të kaluar, numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në Maqedonisë është 89 raste. Krahas kësaj, në periudhën e njëjtë vitin e kaluar janë shënuar 109 vrasje, që sipas MPB, ka reduktim për 15 për qind.
Opinionin vendas vazhdon të tronditet nga rastet për tentative vetëvrasjeje, siç ishte rasti i fundit një vajzë 16 vjeçare nga fshati Xhepçisht i Tetovës, e cila pas intervenimit të pjesëtarëve të policisë, fatmirësisht u pengua që ta realizoj synim e saj. Ndërkaq forma më e përhapur e që zgjidhet për t’i dhënë fund jetës është litari, ku 58 raste të qytetarëve kanë përfunduar në këtë mënyrë, me armë janë vetëvra shtatë persona, helmim me barna të ndryshme 10, hedhja nga lartësia 20 raste dhe pesë qytetarë kanë kryer vetëvrasjen duke u ngulfatur me ujë.
“Gjatë kësaj periudhe, më shumë vetëvrasje kanë kryer meshkujt për dallim nga femrat, ku numri i atyre që vendosin të kryejnë vetëvrasje është më i ulët. Kështu që, ky fenomen në numra, për këtë periudhë kap shifrën 66 meshkuj të vetëvrarë, ndërsa vitin e kaluar – ky tregues ka qenë i rrumbullakësuar me 84 vetëvrasje. Përderisa femrat deri në fund të shtatorit kanë kryer 23 vetëvrasje, që është dy vrasje më pak nga viti i kaluar. Shkalla e vetëvrasjeve në 100 mijë banorë arrin 4.4 për qind, ndërkaq vitin e kaluar në periudhën e njëjtë – kjo përqindje ka qenë 5.4. Tek popullata meshkuj, kjo përqindje varion për 6.5 që i bie 2 për qind më pak se vitin e kaluar, përderisa popullata e femrave përfshin 2.3 për qind, e cila nuk dallon shumë nga viti i kaluar”, thonë Dejana Nedelkovic, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Vetëvrasjet më të numrta, sipas raporteve të Sektorëve të Punëve të Brendshme, kanë ndodhur në qytetin e Shtipit, gjithsej 22 raste, pastaj në rajonin e Shkupit – 15 vetëvrasje, në Strumicë 10 raste, Manastir nëntë, vijojnë Kumanova dhe Ohri me nga nëntë raste të qytetarëve të vetëvrarë dhe Tetova e fundit me gjashtë raste të shënuar, ku qytetarët kanë vendosur që t’i japin fund jetës duke u vetëvrarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *