Home / Lajme / Maqedoni / RDK: Maqedonia pranoi raportin e regresit dhe jo progresit

RDK: Maqedonia pranoi raportin e regresit dhe jo progresit

11 nëntor-Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjith aktorët politik vendas, që e kanë sjellë vendin në këtë regres të pakthyeshëm, të pranojnë këtë raport si prodhim direkt i sjelljes së tyre, dhe të mos fajësojnë askënd për këtë raport tejet negativ përpos vetes së tyre.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se raporti i fundit i progresit të Maqedonisë është raporti më negativ që i është dorëzuar ndonjëherë vendit. Ky raport lirisht mund të trajtohet si raport i regresit dhe jo progresit, edhe ate në të gjitha drejtimet e mundshme. Rilindja Demokratike Kombëtare mban qëndrim se ky raport është shans i fundit që i jepet Maqedonisë për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike, edhe atë e kushtëzuar, falë qytetarëve të vendit dhe jo falë partive politike. Qytetarët e këtij vendi janë meritorët e vetëm të këtij raporti të kushtëzuar, ndërsa aktorët e këtyre partive politike janë meritorët kryesorë për regresin masiv të vendit në të gjitha drejtimet e mundshme, që prezentohen qartazi në këtë raport të përgatitur nga ana e Bashkimit Europian.
Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjith aktorët politik vendas, që e kanë sjellë vendin në këtë regres të pakthyeshëm, të pranojnë këtë raport si prodhim direkt i sjelljes së tyre, dhe të mos fajësojnë askënd për këtë raport tejet negativ përpos vetes së tyre. Janë pikërisht sjelljet e këtyre aktorëve që shkaktojnë një rreth vicioz duke krijuar kushtëzime mbi kushtëzime, ku në vend të eliminimit të kushtëzimit të zgjidhjes së problemit me Greqinë, krijojnë kushtëzim tjetër, ate të implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Nuk ka dilemë se ky raport obligon partitë politike në një introspekcion emergjent të jashtëzakonshëm, në të kundërtën vendi do të shkoj drejt një rruge të pakthim, me pasoja të rënda për shoqërinë në përgjithësi. Është koha e fundit në rikthimin e sundimit të ligjit në vend, si fillim i vetëm i mbarë drejt progresit të vendit, në të kundërtën vendi është destinuar drejt kaosit me pasoja të rënda për shoqërinë në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *