Home / Lajme / Maqedoni / Rektori i USHT-së Vullnet Ameti:Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Pavarësisë!

Rektori i USHT-së Vullnet Ameti:Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Pavarësisë!

Në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë!   

Shpallja e Pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë kombëtare. Ajo ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Nën Flamurin kuq e zi, të parët tanë me sakrifica të mëdha ia dolën ta trasojnë të ardhmen e kombit shqiptar.

28 Nëntori i vitit 1912 hapi një etapë të re në historinë e popullit shqiptar, duke e shndërruar kombin tonë në faktor të rëndësishëm stabiliteti, më orientim properëndimor dhe të denjë për të aspiruar në integrimet euroatlantike.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Rektori i USHT-së Vullnet Ameti

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *