Home / Kryesoret / Reparti i Onkologjisë shërbime edhe në Tetovë

Reparti i Onkologjisë shërbime edhe në Tetovë

Për herë të parë Spitali Klinik i Tetovës ka filluar me dhënien e shërbimeve në Onkologji. Deri më tash të gjithë ata që kanë pasur të diagnostifikuar me patologji të neoplazmës kanë udhëtuar deri në Shkup ndërsa kostoja e marrjes së këtij shërbimi ka qenë e lartë për pacientët. Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin besimi, u shpreh se ky shërbim fillon të ofrohet për pacientët nga tetova për herë të parë dhe sipas tij, ky shërbim do të vazhdojë të jepet edhe në të ardhmen.Ky shërbim jepet në bashkëpunim me institutin onkologjik në Shkup, njofton Tv Koha.

Në ndërkohë, mjeku Ilir Ismaili, nënvizon se ky shëbrim do të ulë koston e harxhimeve për pacientët tetovarë, të cilët nuk duhet që të presin radhë në Klinikat e Shkupit.Tashmë në këtë repart ka edhe kuadër nga tetova i cili që pesë vite më parë ishte dërguar për specializim në Shkup, transmeton Tv Koha.

Pacientët janë shprehur të kënaqur që këta shërbime kanë filluar të jepen edhe në Spitalin e Tetovës.Ndryshe, në këtë reaprt do të mund të kërkojnë ndihmë pacientët që marrin terapi hormonale dhe citostatike.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *