Home / Lajme / Maqedoni / Rikostruohet Galeria e Arteve në Tetovë (VIDEO)

Rikostruohet Galeria e Arteve në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 12 Nëntor – Në mënyrë solemne në Tetovë janë përuruar punët tek Hamami i vjetër përkatëissht Galeria e Arteve Pamore e cila tërësisht është restauruar me ndihmë të Agjencisë turke internacionale për bashkëpunim dhe zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Në hapjen solemne marrrën pjesë ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska, ambasadori i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë Omur Sholendil, zëvendëskryetari i TIKA-s Ali Maskan, sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës Behixhudin Shehapi, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe mysafirë të tjerë, njofton Televizioni Koha.

Qëllimi i intervenimit ka qenë se çatia dëmtohej nga lagështia, janë marrë masa për vendosjen e drenazhit të ri, që të mos kemi probleme me lagështinë. Edhe pjesa e kupollës është rregulluar, ndërsa intervenime janë bërë edhe në murrin mbajtës kryesorë. Poashtu pjesë e këtij projekti ka qenë rregullimi i trotuarit në hyrje, ndërsa i njejti është adaptuar dhe rregulluar që të kenë qasje edhe personat me invaliditet. Gjatë përurimit u hap edhe ekspozita “Kontributi i TIKA-s ndaj trashëgimisë kulturore në Maqedoni” në ku u prezantuan projektet restauruese të realizuara nga ana e TIKA-s në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

Hamami i Tetovës gjegjësisht galeria e arteve në Tetovë ndodhet në anën e majtë e lumit Shkumbin gjejgësisht përballë Xhamisë Allaxha. Hamami i cili është që nga periudha osmane ka strukturë dhe arkitekturë orientale. Është ndërtuar me teknikë muresh e cila daton nga arkitektura e atëhershme, me gjithsej katër kube prej të cilëve dy të vegjël dhe dy të mëdhenj. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *