Home / Lajme / Maqedoni / Sa kushton droga e Lazaratit në Shkup e Tetovë?

Sa kushton droga e Lazaratit në Shkup e Tetovë?

12 nëntor-rsonat tani të arrestuar e kanë blerë drogën me çmim 1900 euro për kilogram, kurse në Strugë, Tetovë dhe Shkup e kanë shitur me çmim deri pesëfish më shtrenjtë”.

Policia maqedonase ka dalë me informata shtesë lidhur me tre personat të cilët u arrestuan dje me 3 kilogram drogë të llojit marihuanë. Sipas policisë, ata drogën e kanë blerë në Strugë, ku nga Shqipëria e ka sjellë një shtetas shqiptar. Personat tani të arrestuar e kanë blerë drogën me çmim 1900 euro për kilogram, kurse në Strugë, Tetovë dhe Shkup e kanë shitur me çmim deri pesëfish më shtrenjtë”. Nga tre personat e arrestuar, dy janë shtetas të Maqedonisë dhe një i Shqipërisë. Bëhet fjalë për personat me iniciale K.M. (55) nga Shkupi, F.T. (33) nga Struga dhe D.B. (29) nga Shqipëria. Atyre u është caktuar arrest 30 ditor, kurse policia është në kërkim edhe të personave M.A. (32) dhe A.A. (37) nga Shkupi, që konsiderohen si organizatorë të grupit kriminel.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *