Home / Kryesoret / S`është lehtë me qenë shqiptar në Prilep

S`është lehtë me qenë shqiptar në Prilep

Prilepi, si qytet dallohet nga nacionalizmi i tepruar Maqedonas, që nga kohërat e mëhershme. Gjatë konfliktit të 2001 –shit, atje pësuan shumë dyqane, kafeteri, si dhe biznese të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jo maqedonasve. U dogj deri në themele dhe Xhamia e vetme në këtë qytet, që ishte njëra nga më të vjetrat në Maqedoni.

Ringjallja e Lugatit nacionalshovinist përsëri në këtë vend, është si rezultat i ngjarjeve që po ndodhin në skenën politike të shkretuar të shtetit, dhe shoqërisë Maqedonase. Shumica e të rinjve të përkatësisë Shqiptare, por dhe Boshnjake, hasin në probleme, kur dëshirojnë të argëtohen në kafeteritë e këtij qyteti. Ata, nuk kanë afër vendit të tyre ku jetojnë vende ku mund të mblidheshin, dhe nga e gjithë Pellagonia, shkojnë në këtë qytet për tu argëtuar dhe zbavitur.

I riu nga fshati Nerovë, komuna e Krushevës, Nexhdet Islami, e konfirmoi se kur ata dëshirojnë në mbrëmje të vizitojnë ndonjë lokal nate, kur i marin vesh se janë Shqiptarë, u’a ndalojnë hyrjen në lokale, duke u thënë se nuk ka vend të zbrazur për ata. Kryetari i kësaj komune i njohur me nacionalizmin e tij të ashpër Bullgarofil, i cili dhe vet ka qen pjesëmarrës në konfliktin e 2001 –shit, në trupat e sigurisë,  dhe krimineli që patëm shansin në bombat e LSDM-ës ta dëgjojmë dhe haptazi si i shan Shqiptarët, është promotori dhe organizatori kryesorë i shovinizmit dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.

Vlen të cekim se të gjithë këto fshatra që gjinden në fushgropën e Pellagonisë, tregtojnë tani dhe më parë në Prilep, dhe shfrytëzojnë tregun e këtij qyteti. Pas konfliktit të vitit 2001, të gjithë këto fshatra tregtonin në tregun e Kërçovës, dhe një kohë të gjatë e bojkotuan Prilepin si qytet tregtarë. Mirëpo, kur panë se po bie biznesi, ky i njëjti Kryetarë me tri mandate, vajti dhe i luti që të ktheheshin sërisht në Prilep për tregti, sepse ishte gati që të bankrotonte ky qytet.

“Jo vetëm që i urrejnë të rinjtë. Por edhe për më të moshuarit ndodh shpesh që të mos na pranojnë në lokale, duke mos patur arsyetime fare. Nacionalizmi i shtuar tek Prilepasit që po e mbështesin VMRO DPMNE –në, ka rrezik që ti kthehet si bumerang të njëjtit, duke i detyruar Shqiptarët dhe të tjerët, që ta ndërrojnë destinacionin e tregtisë, dhe ti kthehen sërishtë Kërçovës. Ina

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *