Home / Lajme / Maqedoni / Shkarkohet drejtori i DAP-it, Goran Trajkovski

Shkarkohet drejtori i DAP-it, Goran Trajkovski

4 nëntor-Qeveria në mes të gushtit vendosi që Trajkovski të vazhdojë të menaxhojë një nga institucionet më të fuqishme në vend, kur ai u emërua u.d drejtor i DAP-it. Këtë vendim qeveria e miratoi me shpejtësi, duke pasur parasysh se afati i fundit për shpalljen publike për zgjedhjen e drejtorit të ri DAP-it kishte skaduar

Goran Trajkovski është shkrakuar nga funksioni i drejtorit të DAP-it, ky informacion konfirmohet nga Qeveria.

Ky vendim u mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë ku në rend ditë ishin çështjet kadrovike.

Qeveria në mes të gushtit vendosi që Trajkovski të vazhdojë të menaxhojë një nga institucionet më të fuqishme në vend, kur ai u emërua u.d drejtor i DAP-it. Këtë vendim qeveria e miratoi me shpejtësi, duke pasur parasysh se afati i fundit për shpalljen publike për zgjedhjen e drejtorit të ri DAP-it kishte skaduar.

Madje edhe atëherë qeveria ka theksuar se nuk dihet se deri kur Trajkovski do të jetë në funksion të drejtorit të DAP-it, duke pasur parasysh se pozita e drejtorit të administratës tatimore duhet të jetë subjekt i një marrëveshjeje politike midis qeverisë dhe opozitës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *