Home / Lajme / Maqedoni / Shoqata ,,Tradita” organizoi tryezë të rrumbullakët për veprimtarinë e Radio Tetovës

Shoqata ,,Tradita” organizoi tryezë të rrumbullakët për veprimtarinë e Radio Tetovës

3 nëntor-
Profesor Xhelal Zejneli,, mes tjerash nënvijëzoi se rifunksionimi i Radio Tetovës si një medium i lirë dhe i pavarur, do të kontribuonte në informimin objektiv dhe të paanshëm të publikut në lëmin politik, ekonomik, sociale dhe kulturor.

Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, më 31 tetor 2015, në hapësirat e Kuvendit komunal të Tetovës, organizoi Tryezën e rrumbullakët, me temë: ,,Veprimtaria radiodifuzive e Radio Tetovës”.
Në këtë debat morën pjesë ish-punonjësit e Radio Tetovës, profesorë të Universitetit shtetëror të Tetovës, gazetarë të mediave të tjera të qytetit të Tetovës, publicistë dhe dashamirë të fjalës së lirë.
Gjatë debatit, të gjithë pjesëmarrësit njëzëri theksuan rëndësinë informative të këtij radiostacioni lokal, i cili, rreth dyzet vjet me radhë ishte burimi zyrtar për raportimin e qindra e mijëra ngjarjeve që u zhvilluan në rajonin e Pollogut dhe më gjerë.
Gazetarët, ish-punonjës të Radio Tetovës, evokuan kujtimet, vështirësitë në punën e tyre, por edhe momentet e tyre të bukura, pasi vitet më të mira i kanë investuar në zhvillimin, ngritjen dhe mbarëvajtjen e këtij mediumi lokal.
“Prej ditës së themelimit të Shoqatës ,,Tradita”, drejtuesit, anëtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët, jemi përcaktuar që për qytetarët dhe opinionin e gjerë të shënojmë ngjarje, të përkujtojmë veprimtari, personalitete, por edhe të institucioneve publike ose private që kanë dhënë kontributin e tyre për mbarë shoqërinë.
Qyteti i Tetovës, qendra e dytë më e madhe urbane pas kryeqendrës së vendit tonë, vlerësojmë se ka nevojë që t’i kushtojë rëndësinë përkatëse edhe forcimit të medies, e cila sot vuan ditët më të vështira, sidomos media në gjuhën shqipe. Në qytetin tonë deri në fillim të viteve ’90-ta, Radio Tetova ishte e vetmja ndërmarrje radiodifuzive që e mbulonte këtë sektor të rëndësishëm, i informonte qytetaret për të gjitha zhvillimet arsimore, kulturore, politike, etj.
Me fillimin e proceseve demokratike në vend, fatmirësisht filluan edhe iniciativat e para qytetare për të themeluar edhe media të tjera në gjuhën shqipe, dhe në këtë mënyrë do të kontribuonin fuqishëm për informimin, edukimin dhe përparimin e shoqërisë sonë në valën e tranzicionit të vështirë në Republikën e Maqedonisë”, tha Selam Sulejmani, kryetar Shoqatës për kulturë dhe art ,,Tradita”.
Ai, po ashtu theksoi se përmes organizimit të kësaj tryeze, ne shpalosëm edhe një herë rolin e Radio Tetovës si medium i rëndësishëm dhe kontributin e saj në ngritjen e përgjithshme kulturore e arsimore të popullatës së këtij rajoni, i cili është i njohur për specifikat shoqërore, historike dhe tradicionale.
Të pranishmit në këtë aktivitet u shprehën se gjatë viteve të funksionimit, e sidomos pas ndryshimeve të pas vitit 2000, Radio Tetova arriti të përmbushë me sukses misionin e saj në informimin objektiv të ngjarjeve të përditshmërisë, temave preokupuese për auditorin dhe e gjithë kjo falë ekipit të gazetarëve që punonin me përkushtim profesional, kreativitet dhe pa ngarkesa ideologjike e ndikime të tjera.
“Unë dua personalisht që t’i përkujtojë momentet e bukura të asaj kohe, kur presionet e shumta të sistemit monist na bënin më të fuqishëm më të fortë dhe jo rastësisht gjatë debatit theksova se isha më e guximshme, tani kam frikë ndoshta për ardhmërinë e fëmijëve tanë, të të gjithë fëmijëve, dhe jo vetëm për fëmijët e mi, për arsye se nuk jam egoiste, unë di të ndriçoj rrugën për të tjerët dhe unë di të edukoj gjenerata dhe jam duke edukuar gjeneratat”, theksoi Gjilimsere Kasapi, ish gazetare e Radio Tetovës.

Ndërsa Selajdin Qazimi ish redaktor, deklaroi: “Jam i kënaqur për organizimin e kësaj tryeze të rrumbullakët që të shpalosim të gjitha të arriturat e këtij mediumi, por të kujtojmë edhe mundimet dhe vitet që ne i kemi kaluar në Radio Tetovë. Unë do të thoja se koha në të cilën u inkuadrova në Qendrën për informim në redaksinë e Gazetës së Pollogut, ishte e vështirë, sepse duhej të angazhohem të shkruaj në të gjitha lëmitë ”.

Profesor Xhelal Zejneli,, mes tjerash nënvijëzoi se rifunksionimi i Radio Tetovës si një medium i lirë dhe i pavarur, do të kontribuonte në informimin objektiv dhe të paanshëm të publikut në lëmin politik, ekonomik, sociale dhe kulturor.

Si pasojë e miratimit të Ligjit për tjetërsimin e statusit të 29 radiove lokale në nivel republikan, pjesa dërmuese u e këtyre mediumeve u mbyllën dhe një numër i vogël prej tyre u privatizuan nga biznesmenë nga sektori privat.
Po ashtu, edhe Radio Tetova i vuajti pasojat e ligjit të lartpërmendur, por edhe për arsye të dhjetëra problemeve e kontesteve të njohura për qytetarët dhe organet kompetente, veprimtaria informative e saj ka rreth 10 vjet që është shuar.
Në këtë aktivitet morën pjesë ish gazetarët e Radio Tetovës, si: Gjilimsere Kasapi, Selajdin Qazimi, Iljas Baftjari, Mursel Murseli, Betar Azizi, Enver Shala, nga redaksia në gjuhën maqedonase Gojko Eftov, Sveto Toevski, Dr.sc.Dashmir Idrizi, profesor në Katedrën e gazetarisë në USHT, Xhelal Zejneli, profesor në gjimnazin e Tetovës, dhe gazetarë të tjerë njohur si :Ismet Krosi, Hamit Hajrullai, Miftar Emini, etj.
Pjesëmarrësit në debat, përpos që e vlerësuan lartë kontributin e radios në informimin objektiv, edukimin dhe kultivimin e kulturës në këtë rajon, shtruan kërkesën për shqyrtimin e mundësive për rifillimin me punë të Radio Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *