Home / Lajme / Rajon / Shpend Ahmeti: Dje pashë edhe policë të mërzitur

Shpend Ahmeti: Dje pashë edhe policë të mërzitur

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në ditën e djeshme ka parë edhe policë të mërzitur, por edhe disa të tjerë agresivë.

Ahmeti ka thënë se ka dëgjuar njërin prej policëve të ketë thënë se nëse sheh që po ushtrohet dhunë në drejtim të aktivistëve do t’i lajmërojë ata në inspektoratin policor.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

“Kemi qëndruar gati dy orë në manifestimin e opozitës kundër marrëveshjeve.

Kemi qëndruar gati katër orë në rrugën Luan Haradinaj të bllokuar nga policia.

Nuk e kam parë as edhe nje qytetar as të tentojë të gjuajë policinë. Bile janë larguar nga turma edhe ata që kanë thënë ndonje fjalë pak më të rëndë.

Megjithatë, pushteti përdori njësitin luftarak NJSI për të hyrë me pushka me tyta të gjata në zyrat e subjektit më të madh opozitar duke arrestuar çdo njeri rrugës, duke thyer çdo zyre, duke marrë dokumente e xhirime dhe duke gjuajtur edhe me plumba gome.

Mirëpo, dje pashë edhe policë të mërzitur. Njëri doli nga radha edhe i kërcënoi ca policë agresivë që në qoftë se sheh goditje nga ta do ti lajmërojë në inspektorat. Disa të tjerë ishin të mbushur me urrejtje.

Por shumica e tyre janë të zhytur në kredi, sikurse edhe krejt qytetarët. Të gjithë ata nuk kanë sigurim shëndetësor, sikurse shumica e qytetarëve të Kosovës.

E krejt kjo se ky pushtet ka vjedh dhe është i paaftë për zhvillim, e pa dëshirë për ta luftuar korrupcionin. Këta janë njerëzit më të pasur të Kosovës.

Po na e vjedhin shërbimin, rrugën, shkollën e sigurimin shëndetësor.

Le ta kuptojnë edhe neutralët që u befasuan dje se sot mund të jenë deputetët e aktivistet e arrestuar e nesër do të jemi te gjithë ne. E të robëruar nga kreditë do ti kthehemi të kaluares tonë.

Duhet të flasim sot se nesër bëhet vonë!” (sic), ka shkruar Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *