Home / Lajme / Maqedoni / Shqetësime për ndotjen në Tetovë (VIDEO)

Shqetësime për ndotjen në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 12 Nëntor – pas reagimeve të shumta të banorëve, Komuna e Tetovës përfundimisht ka filluar trajtimin e rrugëve me kalcium-acetat, masë për të zbutur ndotjen e ajrit. Me këtë metodë sipas institucioneve shëndetësorë ndotja pritet të ulet deri në 30 për qind.

Me rastin e Ditës Botërore te Pneumonisë në qendër të qytetit të Tetovës janë shpërndarë maska mbrojtëse ndaj ndotjes kancerogjene nga ana e Levizjes Besa.Këto maska shpërndahen sepse ato realisht i mbrojnë qytetarët nga helmimi masiv që po i bëhet qytetit të Tetovës, theksuan nga Levizja Besa, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë pas reagimeve të shumta të banorëve, Komuna e Tetovës përfundimisht ka filluar trajtimin e rrugëve me kalcium-acetat, masë për të zbutur ndotjen e ajrit. Me këtë metodë sipas institucioneve shëndetësorë ndotja pritet të ulet deri në 30 për qind.Deri më tash sipas matjeve zyrtare ka një përmirësim të ndotjes por jo në atë nivel të dëshirueshëm, thotë mjeku Ratko Davidovski, nga qendra për shëndet public. Sipas tij, në periudhën e ardhëshme pritet që situate të alaramohet më shumë me ndotjen sidomos gjatë periudhës së dimirt. Matjet zyrtare shumë pak tregojnë përmiërsim por jemi duke e përgatitur analizën për javëne ardhëshme, tha ai, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, trajtimi i rrugëve me kalcium acetat si masë për të zbutur ndotjen e ajrit, do të vijojë disa ditë, deri në spërkatjen e të gjitha rrugëve të qytetit dhe fshatrave të rajonit. Sa kjo do të jetë efektive ende nuk ka indikacione, por ajo që tashmë dihet është se fabrika Jugohrom e cila vite me radhë ndot ajrin, ende nuk ka vendosur filtra edhe përkudnër se kanë kaluar shumë muaj që kjo fabrikë i ka tejkaluar afatet e dhëna nga qeveria për vendosjen e filtrave. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *