Home / Lajme / Rajon / Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

Shqipëria refuzon Organizatën Islamike

10 Nëntor – Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konference të dërguar nga homologu i tij iranian.

Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.

Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në sesionin e 7-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku madje është nderuar dhe me një çmim të veçantë. Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim.

Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por parlamenti shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *