Home / Lajme / Maqedoni / Stipe Mesiç edhe zyrtarisht qytetar nderi i Komunës së Gostivarit

Stipe Mesiç edhe zyrtarisht qytetar nderi i Komunës së Gostivarit

3 nëntor-ë pas, kryetari z.Nevzat Bejta ish presidentit kroat z.Stipe Mesiç ia dhuroi “Çelësin e qytetit”, si simbol i titullit qytetar nderi i Gostivarit.Mesiç, tha kryetari Bejta, ka qenë dhe është një politikan i pëlqyer edhe në mesin e shoqërive të tjerë të Ish Jugosllavisë, dhe veçanërisht nga populli shqiptar.

Me një ceremoni solemne të organizuar në mjediset e objektit të Komunës së Gostivarit, edhe zyrtarisht, ish presidenti kroat Stipe Mesiç u shpall qytetar nderi i Gostivarit.

Vendimin e miratuar nga Këshilli i Komunës së Gostivarit, e shpalosi kryetari i Këshillit, z.Nasir Musliu, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi se: “Në seancën e 25 me radhë të mbajtur me datë 29 tetor – 2015, me 31 vota, njëzëri dhe pa asnjë votë kundër dhe të përmbajtur u aprovua propozim vendimin për shpallje të zotëri Stjepan Mesiq qytetar nderi i Komunës së Gostivarit”.

“Ishte ky vendimi më unanim që u miratua dhe që o votua me shumicë absolute nga gjithë këshilltarët komunal pa dallime etnike dhe fetare, dhe kjo tregon qartë se zotëri Stjepan Mesiq është i mirëseardhur nga gjithë qytetarët e Gostivarit”, tha kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, z.Nasir Musliu, i cili me këtë rast ftoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta të merr fjalën e rastit dhe të shpall z.Stipe Mesiç qytetar nderi.

“Një politikan dhe një lider si Stipe Mesiç, do të kishte dashur ta ketë çdo popull i Botës. Të jesh në skenën politike për më shumë se 50 vite me radhë dha ta kesh mbështetjen e plotë të popullit që i takon, është krenari e madh. Krenari më e madhe është që edhe pasi të largohesh nga skena politike, të gëzosh mbështetjen e popullit. I ka kaluar të gjitha postet e larta publike, por asnjëherë nuk ka qëndruar larg popullit që i takon”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Më pas, kryetari z.Nevzat Bejta ish presidentit kroat z.Stipe Mesiç ia dhuroi “Çelësin e qytetit”, si simbol i titullit qytetar nderi i Gostivarit.

Mesiç, tha kryetari Bejta, ka qenë dhe është një politikan i pëlqyer edhe në mesin e shoqërive të tjerë të Ish Jugosllavisë, dhe veçanërisht nga populli shqiptar.

“Ishte viti 1964 kur u përjashtua nga Lidhja Komuniste Jugosllave dhe u burgos për motive politike, por nuk u dorëzua në asnjë moment, sepse këtë sakrificë e bëri në emër të lirisë së shoqërisë kroate. Mesiç ishte një lajmëtar i ardhjes së demokracie në shtetet e ish federatës Jugosllave. Edhe sot e kujtojmë fjalën e tij në cilësinë e presidentit të Jugosllavisë në vitit 1991, kur tha se ai do të ishte presidenti i fundit i federatës Jugosllave. Nga ai moment filloi pavarësimi i shteteve të ish Federatës Jugosllave, duke vendosur vlerat e demokracisë dhe të drejtës që shoqëria vet të vendos për fatin e vet”, tha kryetari Bejta.

Kjo vizitë, tha Bejta, do të mbetet në historinë e re si një moment shumë i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë dhe qytetarëve të tjerë që jetojnë në qytetin e Gostivarit.

“Dua të them se në Kroaci ka edhe shumë shqiptarë, të cilët si asnjëherë më parë janë organizuar shumë mirë që më në fund të kenë një përfaqësues në parlamentin Kroat. Këtë ide e mbështet edhe Stipe Mesiç, këtë ide e mbështesim edhe ne, dhe apelojmë deri tek mërgata shqiptare atje që ta mbështesin kandidatin shqiptar Idris Sulejmani me prejardhje nga fshati Zherovjan i Tetovës”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

“Titullin që ma dhuruat e çmoj lartë dhe e konsideroj si vlerësim për përcaktimin tim jetësor. Qyteti juaj, nga sot edhe qyteti imë, uroj të përparojë dhe të ketë zhvillim”, me këtë fjalë u drejtuar para të pranishmëve ish presidenti kroat, z. Stipe Mesiç.

“Të respektuar dhe të nderuar miq, më lejoni pikësëpari të shpreh falënderim për vlerësimin e bërë me titullin “Qytetar nderi”, i Gostivarit. Këtë gjest e konsideroj dhe e vlerësoj lartë. Mirënjohje të madhe për vlerësimin tim. E pranoj si mirënjohje jo vetëm ndaj veprimit tim politik dhe shtetëror, por mbi gjitha për rrugë time njerëzore, për përcaktimin tim jetësor. Me vjen mirë që vendimi për tu shpallur qytetar i juaj, është miratuar nga të gjitha palët pa dallim partiak, nacional apo fetar. Ky është rast unik dhe unë ndjehem shumë krenar”, tha mes tjerash z.Mesiç.

Duke folur për aktivitetin e tij politik, për çka dhe u dekorua, Mesiç theksoi se gjatë gjithë karrierës ka promovuar dialogun kundrejt dhunës.

“Shumë saktë e potencuar në vendimin tuaj se njerëzve ju nevojitet partneriteti dhe bashkëpunimi mes nacionaliteteve të ndryshme, dhe sidomos gjatë krizave dhe periudhës pas konflikteve. Ashtu siç ndodhi në periudhën e shpërbërjes së RSFJ-së, dhe pas pavarësimit të shteteve. Nuk e teproj nëse them se nevojitet vetëm një shkëndi për tu ndezur një vatër zjarri, dhe pastaj shumë rëndë të shuhet. Gjithë karrierën time politike dhe jetësore vazhdimisht kanë promovuar dialogun, por fatkeqësisht në pjesën e Evropës Juglindore vazhdimisht i kemi përsëritur gabimet e njëjta. Shpresoj dhe besoj që periudha e kaluar të jete mësim për ne, dëshiroj dhe besoj që historinë që e mësuam ta bartim edhe tek gjeneratat që vijnë pas nesh”, tha z.Mesiç.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ambasadorja e re e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, zonj. Danijela Barishiq, deputetët e Zonës Talat Xhaferi, Jamin Sinani, Selvije Saliu dhe Mirsade Asani, muftiu i Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të rajonit të Gostivarit, Boge Bogoeski, kandidati për deputet të pakicave në zgjedhjet e ardhshme në Kroaci, z. Idris Sulejmani, këshilltarë komunal, si dhe funksionarë të shumtë institucionesh dhe qytetarë të Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *