Home / Lajme / Maqedoni / Stipe Mesiç në Tetovë për të mbështetur Idris Sulejmanin

Stipe Mesiç në Tetovë për të mbështetur Idris Sulejmanin

1 nëntor-Idris Sulejmani ka nisur fushatën në kërkim të votave të shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në Kroaci.
Këtë fushatë Idris Sulejmani ka vendosur ta bëjë edhe në vendlindje, në kërkim të sa më shumë votave të bashkatdhetarëve të tij.

Ish presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç sot qëndron në Tetovë për të mbështetur kandidatin shqiptar për deputet Idris Sulejmani. Ai tani ndodhet në fshatin Pirok për të kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Kroaci që të votojnë kandidatin Sulejmani.

Idris Sulejmani ka nisur fushatën në kërkim të votave të shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në Kroaci.
Këtë fushatë Idris Sulejmani ka vendosur ta bëjë edhe në vendlindje, në kërkim të sa më shumë votave të bashkatdhetarëve të tij.

Është hera e dytë që ai kandidon për përfaqësim e pakicave në Kuvendin kroat, ndërsa thotë se përkushtimi i tij është një jetë më e mirë për shqiptarët që jetojnë atje dhe të cilët çdo ditë përballen me pengesa të shumta në realizimin e të drejtave të tyre.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *