Home / Lajme / Rajon / Tensione në Kosovë, arrestohet Albin Kurti

Tensione në Kosovë, arrestohet Albin Kurti

Policia ka hyrë në selinë e VV-së, pasi ka thyer dyert. Fillimisht janë arrestuar aktivistët që janë gjendur aty dhe mw pas edhe Albin Kurtit.Njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrje daljet që lidhin me selinë e Vetëvendosjes.Policia ka arrestuar mbi 90 aktiviste deri me tash, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes Vetëvendosje “Disa prej tyre janë të lënduar rëndë nga dhuna brutale policore. Dënojmë arrestimin e tyre të padrejtë dhe kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm”, thuhet në njoftim. Asamblisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, Ylli Hoxha, është arrestuar nga Policia e Kosovës.Është arrestuar edhe Fitore Pacolli, e cila është shefe e kabinetit të Shpend Ahmetit.Policia e Kosovës në zyrat e LVV ka arrestuar edhe shumë aktivistë të tjerë. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci.Po ashtu të arrestuar janë edhe zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, dhe Marigona Drevinja. Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, në një prononcim për media nuk e ka quajtur provokim pjesëmarrjen e Albin Kurtit, i cili ka qenë në kërkim nga Policia, në manifestimin e sotëm të opozitës në shesh.“Kurti është qytetar i Kosovës. Manifestimi ka qenë për të gjithë, por nuk ka asnjë lloj provokimi që do të arsyetonte veprimin e policisë për hyrje me dhunë në zyrat e Vetëvendosjes”, ka thënë Selimi.  Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, ka lëshuar një shënim në Facebook, përmes të cilit kritikon opozitën.Ai thotë se opozita nuk mundi të nxirrte më shumë njerëz në shesh, dhe përkundër kësaj shfrytëzoj simbolet kombëtare duke abuzuar me to.“Tanimë të gjithë e kanë kuptuar se sa false është “kauza” e tyre dhe i mbetet që t’i ndërpresin veprimet e kundërligjshme, me të cilat po na e rrezikojnë demokracinë parlame ntare në Kosovë! ka shkruar Thaçi.

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *