Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Të martën fillon panairi I librit

Tetovë: Të martën fillon panairi I librit

15 nëntor-Panairi i librit shqip tani më ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor në qytetin e Tetovës, duke shtuar në këtë mënyrë interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 17 deri 21 nëntor 2015, organizon Panairin e librit “Tetova 2015”.

Është ky panairi i katërmbëdhjetë me radhë i librit shqip, i cili organizohet në qytetin e Tetovës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Edhe panairi i sivjetmë i librit do të mbahet në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Si çdo vit edhe këtë vit shtëpi botuese nga Shqipëria, Çamëria, Kosova dhe Maqedonia do të sjellin titujt më të ri për lexuesit shqiptarë.

Panairi i librit shqip tani më ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor në qytetin e Tetovës, duke shtuar në këtë mënyrë interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *