Home / Lajme / Maqedoni / TetovëRahje mes dy grupeve në autobus

TetovëRahje mes dy grupeve në autobus

Dje rreth orës 13, një shofer autobusi i kompanisë nga Tetova ka raportuar se njëzet minuta para se ndalet në ndalesën pranë Shkollës Bujqësore në Tetovë, një grup prej 4-5 personave të panjohur me forcë kanë hyrë në autobus dhe me boksa prej metali dhe sende të tjera kanë filluar t’i rrahin tre të tjerë, pastaj janë larguar me shpejtësi, njofton SPB-Tetovë.

Gjatë rrahjes, janë lënduar I.I(18), M.B (19) dhe A.I ​​(17), të gjithë nga fshati i Bogovinës.

Është bërë inspektimi, në autobus janë gjetur gjurmë dhe janë marr për ekspertizë, dhe shumica e sulmuesve janë të identifikuar dhe janë thirr për në bisedë në polici të Tetovës.

Po punohet në pastrimin e plotë të rastit dhe kundër të gjithë atyre që janë përfshirë do të ngritet akuza përkatëse.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *