Home / Kryesoret / Thaçi dhe Bejta bashkë, Koalicioni i mundshëm? (VIDEO)

Thaçi dhe Bejta bashkë, Koalicioni i mundshëm? (VIDEO)

Zërat për një koalicionim të mundshëm mes dy partive më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH, tashmë edhe më shumë janë përforcuar. Në një manifestim në Reçan të Gostivarit kanë qenë bashkë Menduh Thaçi lider i PDSH-se, dhe Nevzat Bejta nënkryetarë i BDI-së, njofton Tv Koha.

Ndonëse në taborre të ndara dhe mjaft të armiqësuara në të kaluarën tashmë në këtë manifestim të sotëm ata janë përshëndetur dhe kanë qëndruar bashkë gjatë tërë kohës në radhë të parë.Kjo edhe më shumë përforcon deklaratën e Kreut të PDSH-së Menduh Thaçi të dhënë ditë më parë se është koha që t’i jepet fund armiqësisë mes PDSH-së dhe BDI-së dhe të hapet rruga për një bashkëpunim të ri për çështjet strategjike të shqiptarëve. Thaçi në këtë kuadër përmendi koalicionet në qeverinë greke dhe atë të Kosovës mes PDK-së dhe LDK-së.” Nuk jemi bashkë ata janë pushtet, 99,9% të pushtetit lokal e kanë dhe 100% pushteti qendror, por nuk i trajtojmë më me armiqësi sepse duhet të përfundojë kjo më”, ka thënë ditë më parë Menduh Thaçi, raporton Tv Koha.

“Ne e përshëndesim qëndrimin për këtë kualitet të ri të opozitës shqiptare për bashkëpunim në pikat strategjike, por nuk nënkupton bashkëpunim në platforma politike, nuk mendoj se do të ketë bashkëpunim të tilla në platformat politike sepse nuk mendojmë se është e shëndoshë për shoqërinë shqiptare. Dallojnë platformat politike të BDI-së dhe PDSH-së dhe shqiptarët duhet të kenë oferta të ndryshme…Por për pikat strategjike që të kanë të bëjnë me të ardhmen e shtetit dhe të kombit ato duhet të bashkërendojnë”, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.Kohëve të fundit në opinion gjithnjë e më shumë qarkullojnë zëra për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy subjekteve edhe pse zyrtarsiht nuk ka asgjë. Ahmeti dhe Thaçi, gjatë tërë kohës që bisedimeve për marrëveshjen e Përzhinos, kanë qenë bashkë dhe në konsulltim të vazhdueshëm.  /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *