Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Rusia po e destabilizon Ballkanin

Thaçi: Rusia po e destabilizon Ballkanin

Thaçi ka theksuar se Ballkani është para tri sfidave, të cilat mund ta vënë në pikëpyetje stabilitetit e sigurisë në Evropën Juglindore.

E para ka të bëjë me ndikimin rus në Ballkan, e dyta me krizën e refugjatëve dhe e treta me radikalizmin fetar.

Për të përditshmen gjermane, Thaçi ka tërhequr vërejtjen se Rusia, përmes ndërhyrjes në rajon është duke investuar kundër shteteve, të cilat aspirojnë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Duke folur për krizën e emigrantëve ka theksuar se mbyllja e kufijve evropian për emigrantët mund të krijojë probleme për shtetet e Ballkanit, të cilat nuk i kanë kapacitet e njëjta sikur shtetet e Bashkimit Evropian.

“Shtetet e Ballkanit nuk i kanë kapacitet e njëjta me ato të BE-së, për të përballuar krizën. Prandaj duhet një bashkëpunim më intensiv mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit”, ka thënë Thaçi.

Sip as tij edhe rritja e radikalizmit fetar në margjina të shoqërisë mund të krijon incidente në këtë rajon. “Bild” shkruan se te mërkurën në Kosovë janë mbyllur 17 organizata joqeveritare, të cilat dyshohet se ndër të tjera kanë financuar edhe imamë, të cilët kanë përdorur gjuhë të urrejtjes.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *