Home / Lajme / Maqedoni / Ulen cmimet për 282 barna

Ulen cmimet për 282 barna

05 Nëntor – Me këtë, ulje bëhen për barërat për mjekim dhe barërat që qytetarët i blejnë nëpër barnatore.

Ulja e cmimit të barërave është në sistemin e reformave të qeverisë dhe Ministrisë së shëndetësisë në bashëpunim me Agjencinë e barërave në kontinuitet dhe me qëllim që të mundësojmë qasje sa më të madhe tek barërat si dhe preventive për mjekim’’, theksoi ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov.

Ai ka theksuar se ulja e cmimeve të shitjes me pakicë dhe me shumicë është bërë për 282 barëra. ‘’Ministria e shëndetësisë do të vazhdojë me marjen e masave për uljen e cmimeve të barërave edhe për shumë produkte të tjera dhe mundësinë e qasjes së tyre nëpër barnatore dhe magazina’’, shton më tej Todorov.

Me këtë ulje bëhen gjithësejt 7 herë ulje të barërave që nga viti 2012 për më shumë se 4.500 barëra, ndërsa kursimi në sistemin e shëndetësisë është bërë për 32 mil euro, mjete këto që do të përdoren për destinime të tjera në sferën e shëndetësisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *