Home / Lajme / Maqedoni / USHT dhe Universiteti Ahi Evran nga Kirshehiri i Turqisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

USHT dhe Universiteti Ahi Evran nga Kirshehiri i Turqisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

4 nëntor-Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve në fushën shkencore dhe atë arsimore. “Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të programit Erasmus të Komisionit Evropian.

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Ahi Evran nga Kirshehiri i Republikës së Turqisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus. Marrëveshja është nënshkruar në Rektoratin e USHT-së, nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Universitetit Ahi Evran, Prof. dr. Vatan Karakaya. Programi Erasmus është projekt i Komisionit Evropian dhe në kuadër të këtij programi bëhet shkëmbimi i studentëve, i stafit akademik dhe atij administrativ, mes universiteteve.
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve në fushën shkencore dhe atë arsimore. “Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të programit Erasmus të Komisionit Evropian. Ne në këtë drejtim kemi marrëveshje bashkëpunimi edhe me shumë universitete të tjera ndërkombëtare. Tani më, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Ahi Evran do të mund të bëjnë shkëmbim të studentëve, si dhe stafit akademik dhe stafit administrativ. Gjatë takimit që zhvilluam, po ashtu ramë dakord që dy universitetet tona t’i forcojnë lidhjet arsimore dhe shkencore dhe në këtë mënyrë të arrijmë një bashkëpunim të fortë akademik. Mendoj se të dy palët kemi interes të përbashkët në objektivat e shkëmbimit arsimor dhe në këtë mënyrë do të bëjmë shkëmbime reciproke”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.
Në takimin që u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti ishte i shoqëruar nga Prorektori për Arsim, Prof. dr. Alifeta Selimi, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, shefja e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Mr. sc. Hatibe Deari dhe shefi i kabinetit të rektorit, Mr. sc Faton Shabani si dhe profesori i Fakultetit Filozofik, Doc.Dr. Musa Musai.
Ndërsa Rektorin e Universitetit Ahi Evran, nga Kirshehiri i Republikës së Turqisë, Prof. dr. Vatan Karakaya e shoqëronin prorektori, Prof. dr. Ahmet Gokbel, Sekretari i përgjithshëm, Doc. dr. Rushtu Yeshil, koordinatori për marrëdhënie ndërkombëtare, Doc. dr. Erman Akilli dhe këshilltari i rektorit, Doc. dr. Ergin Kariptash.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *