Home / Lajme / Maqedoni / Veondosen lule tek Qendra Përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajas.

Veondosen lule tek Qendra Përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajas.

Kërçovë/Shkup, 28.11.2015 – Nën patronazhin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, sot paradite filluan manifestimet për nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Delegacione të udhëhequra nga kreu i BDI-së, deputetë, ministra, kryetarë komunash, funksionarë shtetëror e lokal, institucione arsimore-shkencore, forume e OJQ, vendosën lule te Qendra Përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajas.

Me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Rafis Aliti, foli për rëndësinë e madhe të kësaj feste kombëtare të shqiptarëve, për të cilën kanë sakrifikuar ndër vite e mote shumë gjenerata. Ai tha se Flamuri Kombëtar, është simbol i unifikimit të qenies shqiptare, andaj në këtë ditë meritojnë nderim të gjithë të rënët për Atdhe e Flamur.

Më pas u mbajt një minutë heshtje për qindra të rënët e këtij rajoni në Luftërat Ballkanike, mëse një shekull më parë, në nderim të të cilëve, dy vjet më parë u ngrit Qendra Përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajas të Kërçovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *