Home / Lajme / Rajon / Video nga grabitja e një kazino në Sarandë të Shqipërisë (VIDEO)

Video nga grabitja e një kazino në Sarandë të Shqipërisë (VIDEO)

04 Nëntor – Një kazino u grabit dy ditë më parë në Sarandë nga dy persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës mundën të vjedhin 2 milionë lekë të rinj.

Por video e kamerave të sigurisë e publikuar nga një media online në Sarandë shfaq të gjithë skenën e grabitjes dhe tronditjen që ka kaluar punonjësi i kazinosë që nën presionin e armës i dorëzon autorëve paratë.

Në fillim kamerat e sigurisë të vendosura jashtë biznesit tregojnë mbërritjen e dy grabitësve, të maskuar dhe me kallashnikov në dorë të cilët futen në kazino.

Kamerat e brendshme të sigurisë të cilat shfaqin imazhin me ngjyra dhe me audio, tregojnë më tej momentin kur grabitësit urdhërojnë dy punonjësit e kazinosë edhe një klient që ndodhej aty të ulen në tokë.

Njëri prej grabitësve ruan tek dera, ndërsa tjetri merr njërin prej punonjësve të kazinosë, e drejton për tek kasaforta dhe i thotë t’i vendosë të gjitha paratë në një çantë të zezë që ai mbante në sup. Pamjet janë tronditësë: Me gjysmë zëri të mekur, punonjësi i kazinosë mbush cantën me para me kallashnikovin të drejtuar nga ai, dhe presionin e grabitësit i cili i përsërit vazhdimisht “hidhi të gjitha”.

Porosia për në fund:
More në telefon u vrave e?!

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *