Home / Kryesoret / Vizitohen institcionet e Kulturës në Tetovë

Vizitohen institcionet e Kulturës në Tetovë

Ministria e Kulturës ka akorduar 300 mijë denarë për furnizim me nxemje qendrore për Qendrën për Kulturë në Tetovë, por ende të njejtat nuk kanë arritur në xhirollogari. Kësisoji aktivitetet që organizohen në këtë qendër organizatori vetë furnizon me naftë që të njejtat të mos zhvillohen në ambient të ftohtë. Drejtori i qendrës për Kulturë Haki Fazliu është shprehur optimist se shumë shpejt mjetet do të lëshohen në xhirollogari për tu furnizuar me naftë.

Në ndërkohë gjatë vizitës në objektet e kulturës, delegacioni i kryesuar nga sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës Behuxhdin Shehabi është njoftuar edhe për rrjedhën e punëve të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës që është në ndërtim e sipër.Sekretari shtetërorë në ka dhënë premtime se do të qëndrojnë deri në fund që ky objekt të përfundohet.

Drejtori i Teatrit të Tetovës Valmir Aziri është shprehur se ministria e kulturës deri më tash ka përkrahur projektet e Teatrit ndër ato edhe festivalin e filmit që ka qenë eksperminetal. Sipas tij, tashmë në të ardhmen pritet që të trefishohet buxheti për këtë festival.

Ndryshe, Shehabi, ka njoftuar se në vazhdimësi do të përkrahet kultura dhe institucionet e kulturës në këtë qytet

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *