Home / Lajme / Maqedoni / Xhemaili: O Bujar, a je ti që po shet brroçkulla?!

Xhemaili: O Bujar, a je ti që po shet brroçkulla?!

11 Nëntor – “Kjo krizë ishte më e thella që nga disa vitet, dhe në këtë krizë BDI nuk ka qenë pjesë e kësaj krize. Ne si BDI që nga fillimi I bisedimeve kemi qenë si subjekt shumë konstruktiv, duke I nxitë të dyja partitë maqedonase në arritjen e një marrëveshje, e cila do të ishte një plus I madh për vendin, por në këtë kontest ne si BDI kemi arrit që mos ta heshtim edhe çështjen e emrit“, ka pohuar Bujar Osmani në emisionin në tv21.

Shkruan: Skender Xhemaili
A kanë të sosur brroçkullat?

Eh, more Bujar! Shumë interesant jeni t’u u mburrë se keni bërë nxitje pajtimi, keni qenë konstruktiv? Gjithçka mund të ishte në rregull, po të ishte edhe ndonjë agjendë e juaja si parti, ku do të shpalosnit problemet e shqiptarëve, e nuk do lejonit që pas kësaj marrëveshje të thërrisni tryeza të rrumbullakta apo konferencë për realizim të marrëveshjes së Ohrit. Duke thirrë në tryeza njerëz të profileve të ndryshëm ku thoni vetë Ju si parti: Të bisedojmë se ende marrëveshja e Ohrit nuk është e realizuar?

O Bujar! Me gjithë respektin që kam pasur, më bën të them: A është ky Bujari apo ndonjë tjetër që na shet brroçkulla?! Nëse kupton realitetin nuk bën kësi lloj deklaratash, pasi po bën lojën “nëse nuk e arrin gomarin, i mëshon trupit tënd”, dhe thua më shkon një shuplak pse nuk e arritëm qëllimin që të bëhej një marrëveshje plus me palën maqedone, në drejtim të dhënies fund të brroçkullave. Marrëveshja e Ohrit pati afatin deri në vitin 2004, kurse ju as pas 14 vjitesh nuk keni pasur guximin e thirrjes që të përfundonte në këto bisedime të Përzhinos.

Por, Bujar, BDI-ja mbajti një kongres dhe në kongres u votua një agjendë për bisedime. Po të pyes tani: Pse as kjo agjendë nuk u bë pjesë përbërëse e bisedimeve apo do vazhdojë të shpresojë populli siç ka shpresuar?!

Jo Bujar! Kuptoje mirë se këto gojëdhëna, se do dilni nga gremina ku keni rënë po gaboheni nuk morët mandatin për loja që nuk është e barabartë çka votën j’u besoi populli, por për të mbrojtur interesat e tyre në çdo kënd të jetës ku bëhet padrejtësi ndaj tyre. Shpresojmë në kthjelljen e popullit, për të kuptuar të vërtetën se retorika e përdorur është boshe dhe e pa dobishme për popullin shqiptar. O Zot, na ruaj nga intrigat e ardhshme të pafundme, mundësoj popullit njerëz me vlerë për vlera, e jo njerëz që do të mashtrojnë popullin për besim, e pastaj të tradhëtojnë besimin e tyre!/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *