Home / Lajme / Maqedoni / Xhihadisti shqiptar: Është tepër e lehtë të marrësh pjesë në luftën e Sirisë

Xhihadisti shqiptar: Është tepër e lehtë të marrësh pjesë në luftën e Sirisë

Është tepër e lehtë të marrësh pjesë në luftën e Sirisë dhe të mbërrish atje përmes Ballkanit. Një ish-luftëtar i Xhihadit, i cili shkoi në Siri dhe sot ndodhet në Shqipëri, tregon sesa e lehtë është të shkosh në luftë dhe, nëse i jepej rasti, do të shkonte sërish atje, madje dhe sot.

Në udhëtimin e parë të tij, me 400 euro në xhep, një hartë të printuar nga interneti dhe me besimin se ai po përmbush fatin e tij në sytë e Allahut u nis ne Siri. Destinacioni ishte, vija e parë e luftës më Siri, por xhihadi i tij përfundoi para se ta niste.

Dy vite më pas, ai ndodhet në një lokal lagjeje në qytetin e tij në veri të Shqipërisë, me një mjekër të gjatë dhe me pantallona të shkurtra. Atij nuk i pëlqen vëmendja, ndaj zgjedh një cep të lokalit, gati të boshatisur dhe aty na rrëfen sesi zgjodhi të shkojë në një luftë që nuk i përkiste vendit të tij.

“Nëse më jepej rasti, do të shkoja dhe sot në Siri”, thotë Ebu Mejrem, emri më të cilin ka zgjedhur ta thërrasin që kur ndodhej në Siri.
“Është Zoti që krijoi Xhihadin, dhe t’i do e duash me shpirt diçka që vetë Zoti e do”, shton ai. 37-vjeçari në Shqipëri është thjesht një i papunë, babai i dy fëmijëve të mitur dhe praktikon prej 17 vitesh fenë muslimane. Ai është një prej 90 shqiptarëve që ka shkuar në Siri mes viteve 2012-2014 për të marrë pjesë në atë që besohet se është Lufta e Shenjtë.
Qëkur nisi konflikti në Siri, 10 xhihadistë shqiptarë kanë humbur jetën atje. Tridhjetë të tjerë janë rikthyer në shtëpi sapo u miratua ligji që ndalonte pjesëmarrjen në konflikte jashtë vendit.

Sipas dokumenteve të BIRN, rreth 50 xhihadistë shqiptarë janë identifikuar nga shërbimet sekrete se luftojnë ende në Siri.
Shqipëria është një vend me popullsi me shumice muslimane me një traditë të gjatë të bashkëjetesës mes feve dhe një pakicë shumë e vogël arrijnë të kuptojnë se përse vendas si Ebu Mejrem, kanë zgjedhur të luftojnë në Siri. Mejrem ka jetuar gjithë jetën në Shqipëri, por beson se shtëpia e e tij është kudo ku jetojnë besimtarë muslimanë. Nëse vëllezërit e tij muslimanë do të sulmohen, edhe nëse ata janë mijëra kilometra larg, ai e ndjen për detyrë t’i mbrojë ata.

“Vëllai im është amerikan, sirian apo një francez musliman. Armiku im mund të jetë dhe i vëllezërve të mi. Kjo nuk ka të bëjë fare me kombësinë apo gjakun. Unë shkova atje me besimin se do të luftoja por pendesa më e madhe është se nuk munda të luftoja”.

Përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale popullarizoi shumë xhihadin dhe tërhoqi shumë rreth vetës shumë të rinj nga mbarë bota, e sidomos në Europë, ku një numër i konsiderueshëm i brezit të ri përqafuan besimin ekstremist dhe besuan në luftën e Lindjes së Mesme.

Nga nisja e konfliktit e deri tani, rreth 12 mijë të huaj nga 81 vende i janë bashkuar organizatave që luftojnë në Siri. Përafërsisht 3 mijë prej tyre janë nga vendet perëndimore.
90 e këtyre luftëtarëve janë shqiptarë të radikalizuar në xhami nga imamë që nuk njihen nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Këta besimtarë nisën të duken fillimisht në aeroportin e Rinasit në vjeshtën e vitit 2012, por deklaruan se do të udhëtonin drejt Turqisë për probleme shëndetësore. Nga Turqia, xhihadistët kapërcyen kufirin ilegalisht dhe hynë në Siri, me destinacion, zonat ku luftohej.
Kreu i Lidhjes Shqiptare të Imamvë, Justinian Topulli liston një sërë arsyesh se përse muslimanët iu bashkuan luftës në Siri.
Ai tha se, beson se ata u solidarizuan me muslimanët sirianë kundër regjimit diktatoria të Bashar al Assad, por kjo zgjedhje ishte dhe një mënyrë për t’u arratisur nga realiteti shqiptar, ku shumë muslimanë nuk ndiheshin komodë.

Një tjetër arsye e jo më pak i rëndësishëm, sipas Topullit, është keqkuptim dhe keqinterpretim i teksteve fetare rreth Apokalipsit, ku disa predikues gabimisht e lidhin me ngjarjet aktuale në Siri.
Por në kontrast me Topullin, Ebu Mejrem beson se qëllimi më i madh i një muslimani, është të sakrifikohet për xhihad. Kjo ishte ajo çfarë ai kërkonte kur shkoi në Siri më 17 nëntor të vitit 2012, me 3 besimtarë të tjerë nga Shqipëria. Për tre muaj, ai u hodh nga njëri kamp në tjetrin, por kurrë nuk pati mundësinë të luftonte në vijën e parë të frontit, qoftë edhe një ditë të vetme. Kjo e zhgënjeu pa masë.

Disa gjëra kanë ndryshuar prej asaj kohe, qoftë në Shqipëri, qoftë në Siri. Policia shqiptare arrestoi një sërë drejtuesish të luftëtarëve muslimanë, kurse disa të tjerë u arratisën dhe janë në kërkim. Në mars, në një operacion të gjerë shërbimet sekrete në bashkëpunim me policinë arreston 8 persona dhe lë në liri me kusht 5 të tjerë. Në muajin Gusht, Shqipëria fut në zbatim ligjin që dënon me 15 vite burg cilindo që përfshihet në konfliktet në Siri, apo cilindo që rekruton njerëz për këto qëllime.

Genci Balla dhe Bujar Hysa predikonin xhihad në dy xhami, njëri në periferi të Tiranës dhe tjetri në fshatin Mëzez, pak kilometra larg kryeqytetit. Celula u izoluan në fshatin Leshnicë, pranë Pogradecit, në qytetin e Elbasanit, në Cërrik dhe në Dragoshtunjë, pranë Librazhdit. Organizatori i tretë, është Gerti Pashaj, një student i radikalizuar në Turqi, që besohet se ka shërbyer dhe si guidë për xhihadistët që donin të mbërrinin në luftë.

Ebu Merjem mohon se është rekrutuar dhe paguar nga ndonjë prej tyre. Ai thotë se ka mbërritur në Siri me vullnet të lirë dhe se ka qenë Denis Jangulli, që e ndihmoi me detaje të vogla të udhëtimit. Më pas ai rrëfen për shokun që u vra në Siri. “Ishte një besimtar i devotshëm, fliste 4 gjuhë të huaja dhe kishte lidhje të ngushta me Kosovën dhe Maqedoninë”. Nga ana e tij, Ebu Mejrem nuk flet gjuhë të huaja, por përqafoi Islamin pasi u vu në kontakt me dy studentë shqiptarë që kishin studiuar në Arabinë Saudite.

Por sipas Ebu Merjem, udhëtimi në Siri për xhihadistët është më i thjeshti. Ata udhëtuan nga Stambolli, duke blerë një biletë që kushtoi rreth 80 euro për në qytetin Rehanlia dhe gjetën aty një burrë që i ndihmoi të kapërcenin kufirin.  Ai e përshkruan rajonin mes Turqisë dhe Sirisë, si një terren të lehtë për këdo xhihadist që dëshiron të hyjë në Siri. Dhjetëra të rinj nga Franca, Suedia apo Belgjika kalojnë përmes një gardhi, që është e vetmja barrierë mes dy vendeve. Ebu Merjem thotë se i dha një bariu turk disa euro që të kapërcente kufirin dhe ai ishte më tepër i frikësuar se mos e spiunonim si udhërrëfyes sesa të na rrëfente rrugën për tek lufta./Birn/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *