Home / Kryesoret / Zaev: LSDM-ja nuk do të lejojë falimentimin e shtetit

Zaev: LSDM-ja nuk do të lejojë falimentimin e shtetit

Me nënshkrimin e Zv/Ministrit të Financave, Kire Naumov, LSDM-ja nuk ka lejuar rrezikimin e  pagesës së pensioneve, rrogave dhe përfitimeve sociale,  theksoi për gazetarët sot, lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Ra në ujë e gjithë bota virtuale e sukseseve ekonomike të rreme për të cilat Nikolla Gruevski me vite ka krijuar përmes mediumeve nën kontrollin e tij, të paguar shtrenjtë me paratë publike. Nikolla Gruevski e ka çuar Maqedoninë para falimentimit … Në 10 vitet e kaluara Gruevski  ka shpenzouar  25 miliardë euro nga buxheti, që e ka sjellë situatën e shtetit që të mos mundet të paguajë pagat dhe pensionet, tha Zaev.

Lideri i opozitës tha se mbi 180 mijë qytetarë të Maqedonisë jetojnë me 40 denarë në ditë, më shumë se 500 mijë qytetarë të Maqedonisë jetojnë në buzë të ekzistencës, çdo kompani e tretë në Maqedoni me një llogari të bllokuar, dhe mbi 10 mijë kompani janë mbyllur.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski për të ndaluar shpenzimet joproduktive, në mesin e tyre edhe 630 milionë euro për monumente, 600,000 euro për Mercedes, parcelat në Vodno etj.

Të gjithë qytetarët që me ndershmëri e punojnë punën, pagat dhe pensionet patjetër duhet t’i marrin, vullneti i qytetarëve nuk varet nga Nikolla Gruevski, ka theksuar lideri i LSDM-së, duke vënë në dukje se partia e tij nuk do të lejojë falimentimin e shtetit.

Sipas Zaevit, nënshkrimi i Naumovit ishte i drejtë për 250 milionë euro, e jo 500 milion euro, siç parashihte qeveria, që do të thotë se ata nuk do të lejojnë për para shtesë për blerje votash.

Lideri i LSDM-së tha se Maqedonia ka nevojë për një politikë të re ekonomike, një koncept të ri, reduktimin e borxhit dhe rivendosjen klasës së mesme.

Programin e ri ekonomik, LSDM-ja do ta shpallë me 13 dhjetor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *