Home / Lajme / Maqedoni / Zaev (nuk ) ndryshon qëndrimin për Kumanovën

Zaev (nuk ) ndryshon qëndrimin për Kumanovën

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev thotë se nuk ka ndryshuar qëndrime rreth grupit të Kumanovës, pavarësisht se gjatë një diskutimi në Lubjanë, ai doli me një kualifikim të ri për ngjarjet e Kumanovës. Zaev kishte thënë se terroristët e Parisit nuk dallojnë nga ata që ishin në Kumanovë, pasi një pjesë e tyre kishin qenë luftëtar xhihadist në Siri.

“Një pjesë e atyre personave që u futën në qendër të Kumanovës, janë njerëz të kthyer nga Siria, njerëz që kanë luftuar atje të njëjtë sipas të gjitha gjasave me ata njerëzit që realizuan sulme terroriste në Paris ose të njëjtë ma ata që vendosën bombë në aeroplanin rus. Një pjesë e këtyre terroristëve janë mysliman dhe erdhën nga Kosova me shpresën se do të merrnin përkrahje nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kumanovë…. dhe në mënyrë të njëjtë sikur gjatë vitit 2001 do të shkaktonin konflikt të përmasave të mëdha,” deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

I pyetur sot, ai theksoi se nuk ka ndryshuar aspak qëndrim me deklaratën e mëparshme, që lidhej me indikacionet se grupi i Kumanovës ka pasur lidhje edhe përfaqësues shtetëror.

“Qëndrimi është i njëjtë…Nga detajet e analizave mund të shihet se një pjesë e atyre personave kanë qenë në Siri, por megjithatë i gjithë opinioni e vërejti lidhshmërinë e përfaqësuesve të shërbimeve nga Maqedonia.. U publikuan biseda të tyre, kjo është thënë edhe gjatë dëshmimit nga pjesëtarët e këtij grupi.Unë pres që së shpejti do të konfirmohet lidhshmëria e plotë e pushtetit me këtë grup radikal, bandit, terrorist i cili ishte i pranishëm në Maqedoni. Indikacionet e tyre që të shkaktojnë konflikt ndëretnik, u parandaluan nga qytetarët, por gjithsesi u nxitën nga pjesëtarë të pushtetit,” u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Dosja për rastin e Kumanovës, sipas avokatëve dhe ekspertët publik, pritet të merret në konsideratë nga prokurorja speciale Janeva. Nga sulmi humbën jetën 8 efektivë policorë dhe 10 pjesëtarë nga grupi i armatosur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *