Home / Lajme / Maqedoni / Zhelina me sallë sporti moderne

Zhelina me sallë sporti moderne

12 nëntor-
Vet ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi ka theksuar se kjo sallë do ti plotësojë standardet dhe kriteret për disa disiplina të sportit shkollor ku nxënësit dhe banorët e Zhelinës do të mund të realizojnë aktivitete sportive dhe kulturore.

Salla e sportit në komunën e Zhelinës ka filluar të ndërtohet me standarde evropiane. Pas shumë sallave në viset shqiptare si në Gradec, Reçicë dhe vende tjera shqiptare tani edhe nxënësit e komunës së Zhelinës do të kenë fatin të luajnë në këtë sallë moderne.

Vet ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi ka theksuar se kjo sallë do ti plotësojë standardet dhe kriteret për disa disiplina të sportit shkollor ku nxënësit dhe banorët e Zhelinës do të mund të realizojnë aktivitete sportive dhe kulturore.

Nga MASH theksojnë se viti 2016 do të jetë një vit i punëve dhe ndërtimeve të shumë shkollave dhe sallave sportive ku arsimi në gjuhën shqipe do të jetë në nivel të duhur dhe dalëngadalë përmbushen kushtet për arsim cilësor.

Ndryshe deri më tani dy salla kanë përfunduar në Reçicë dhe Likovë, pesë janë në ndërtim Haraqinë, Zhelinë, shkolla ekonomike dhe bujqësore Tetovë dhe Gradec, një në rekonstruim në Radushë dhe një është në procedurë tenderimi në Shemshovë si dhe dy pritet të fillojnë deri në fund të vitit 2015

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *