Home / Lajme / Botë / 12 të vdekur nga moti i keq në vendet e Amerikës Latine, evakuohen 160.000 persona

12 të vdekur nga moti i keq në vendet e Amerikës Latine, evakuohen 160.000 persona

Së paku 12 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që goditën vendet e Amerikës Latine, si Argjentinë, Brazil, Paraguai dhe Uruguai, raporton Anadolu Agency (AA).

Tornado “El Nino” ka marrë jetën e gjashtë personave në Paraguai, katër në Brazil dhe dy ne Argjentinë. Deri më tani janë evakuuar 160.000 persona.

Sipas mediave lokale, moti i keq më së shumti ka prekur Uruguain dhe vetëm në këtë vend janë evakuar 100.000 njerëz. Presidenti Horacio Cartes ka deklaruar se për emergjencë janë ndarë 3,5 milionë dollarë amerikan. Siç tha, kanë marrë ndihmë nga Qeveria federale argjentinase e cila ka ndarë 1,4 milionë dollarë për infrastrukturën.

Organizata Botërore Meteorologjike muajin e kaluar tha se “El Nino” është tornado më i rëndë që ka goditur këtë rajon në 15 vitet e fundit.

“El Nino”, i cili paraqet një fenomen global atmosfero-oqeanik në pjesën tropikale të Paqësorit, i krijuar nga ngrohja globale, në një kohë të afërt mund të bëhet fenomeni më i madh meteorologjik ndonjëherë. Për shkak të këtij fenomeni, erërat lindore në Paqësor dobësohen, kështu që valët e ujit të ngrohtë përhapen drejt Amerikës Jugore, ku rritet temperatura e sipërfaqes së ujit. Ky fenomen shkakton dimër jashtëzakonisht të ngrohtë dhe thatësira të rënda në shumë vende të botës.

“El Nino”, i cili ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, ujin përgjatë ekuatorit në Paqësorin lindor e ngrohë për rreth tre gradë Celsius, gjë e cila ndikon në qarkullimin atmosferi

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *