Home / Kryesoret / 13 vjeçari nga lagjeja Teqe i dyshuar për hedhjen e molotovit

13 vjeçari nga lagjeja Teqe i dyshuar për hedhjen e molotovit

Një ditë pas protestave dhe incidentit para objektit të komunës së Tetovës, me informatë ka dalur policia e Tetovës. Sipas Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë pas përfundimit të protestës në qendër të Tetovës, të organizuar nga lëvizja qytetare Eco Guerilla, nën moton “Për ajër më të pastër”, një grup prej 200 deri 300 pjesëmarrës, kryesisht të mitur, janë drejtuar për në objektin e komunës së Tetovës ku kanë qëndruar afër 30 minuta. “Duke brohoritur, ata kanë filluar të gjuajnë me vezë dhe me gurrëz të vegjël, ndërsa dy herë në trotuarin para objektit kanë hedhur koktej Molotov, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe nuk është shkaktuar dëm material, ndërsa më pas të gjitha janë larguar”, njofton Policia e Tetovës. Më tej në informatën për media, theksohet se për një kohë të shkurtër, në afërsi të Xhamisë së Pashës në Tetovë është ndaluar dhe ftuar 13 vjeçari nga lagjeja Teqe, I cili dyshohet se ka marrë pjesë në hedhjen e koktej molotovëve. Në praninë e prindërit të tij dhe përfaësuesit të Qendrës për Punë Socile është biseduar dhe më pas është lëshuar. Në koordinim me prokurorin publik I cili ka marrë pjesë në hetim, pas zbardhjes së plotë do të ketë edhe padi adekuate, njofton Tv Koha.  Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka vijuar edhe më tej me informacionet që kanë të bëjnë me trazirat para komunës së Tetovës dy ditëve të fundit. “Të premten pas dite, rreth orës 19.00 është arrestuar 33 vjeçari M.E I cili dyshohet se të enjten duke protestuar para komunës së Tetovës, ka penguar policing në kryerjen e detyrës, duke tentuar që t`ia marrë kamerën të cilën e ka dëmtuar, ndërsa më pas e ka ofenduar dhe I është kërcënuar.Dy orë më pas M.E është lëshuar dhe ndaj tij do të ketë edhe padi adekuate”, njofton Policia e Tetovës. Në ndërkohë gjatë ditës së djeshme edhe organizatorët e protestës u distancuan nga aktet e dhunës, kurse më pas edhe komuna e Tetovës doli me komunikatë. “Që në të ardhmen të kemi proteste dhe jo vandalizëm, vullnet të lirë qytetar dhe jo agjenda apo interesa të ngushta klanore të shfryera përmes dhunës, është obligim i joni dhe i gjithë atyre që i janë betuar ti prijnë një lëvizjeje që identifikon vullnetin e popullit, për mos ta zbehur dhe devijuar atë.Komuna e Tetovës edhe njëherë informon qytetarët se do t’i prijë procesit institucional drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi, duke theksuar edhe njëherë se të gjithë kemi nevojë për ajër, por në të njëjtën kohë edhe për qytetari dhe sjellje qytetare”, thuhej në reagimin e komunës së Tetovës, transmeton  Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *