Home / Kryesoret / 21 vjet USHT-ja! Sot përurohen botimet e Universitetit

21 vjet USHT-ja! Sot përurohen botimet e Universitetit

Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të USHT do të organizohen disa aktivitete.

Sot nga ora 14 deri në orën 15 bëhet përurimi i botimeve të Universitetit si libra, revista shkencore të fakulteteve, librat e Seminarit Nndërkombëtarë të Albanologjisë, Revista Albanologjike, Gazeta Universitare, libra të autorëve të ndryshëm që i ka finansuar USHT, etj.

Më 16 dhjetor nga ora 10-14, përfundojnë aktivitetet sportive të organizuara nga Fakulteti i Kulturës Fizike në disciplina të ndryshme: futboll, volejboll, basketboll, tenis… Të njëjtën ditë në Rektoratin e USHT do të hapet ekspozita e profesorëve të Fakultetit të Arteve.

Më 17 dhjetor nga ora 15 deri në orën 16 do të bëhen Homazhe te Busti i Dëshmorit të Arsimit Abdylselam Emini. Homazhe te varri i themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof.Dr Fadis Sulejmani.

Gjithashtu do të mbahet Akademi Solemne në amfiteatrin e Rektorarit në orën 19:00. Në këtë përvjetor USHT-ja do të ndajë titullin Doktor nderi i Shkencave për James Pardew dhe Prof.Dr Omer Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *