Sot në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti realizoi një takim pune me Ambasadorin Ylber Hysa.

Gjatë takimit u këmbyen mendime për situatën aktuale politike në vend dhe regjion.

Kryetari Bexheti e quajti të papranueshëm dhe në kundërshtim me Konventën e Vienës për çështje konsulare aktin e refuzimit të autoriteteve maqedonase që Ambasadori Hysa ta ndjek seancën e gjykimit për të akuzuarit e rastit “Lagja e Trimave” në Kumanovë aq më tepër kur bëhet fjalë për shumica shtetas të Republikës së Kosovës.

U kërkua që seancat gjyqësore të jenë transperente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare dhe me pjesmarrjen e përfaqsuesve të komunitetit ndërkombëtar si OSBE, BE, përfaqsues të Komitetit të Helsinkit dhe organizatave tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në takim morrën pjesë edhe anëtaër të kryesisë së Degës së PPD-së Kumanovë Selajdin Ibrahimi, nënkryetar i PPD-së dhe Nermine Saliu, kryetare e Degës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *