Home / Kryesoret / Albas promovon portalin me tekste shkollore elektronike

Albas promovon portalin me tekste shkollore elektronike

Shtëpia botuese Albas ka promovuar sot në hapësirat e kolegjit Wilson , portalin me tekste shkollore elektronike, të cilat mundë të merren dhe shfrytëzohen nga arsimtarët, nxënësit dhe prindërit. Projekti portalishkollor.al me sukses po realizohet në Shqipëri dhe Kosovës, ku janë të mbuluara mbi 70 për qind e shkollave, në të cilat procesi edukativo arsimor, realizohet përmes librave shkollor elektronik. Projekti sot është promovuar para arsimtarëve të Maqedonisë me ç’rast iu është dhënë si mundësi që, librat që janë të njëjtë me ata të Shqipërisë, të mund të përdoren përmes formës elektronike edhe tek ne edhe atë pa asnjë kompensim.

“Digjitalizimi i teksteve shkollore nuk e ka për qëllim zëvendësimin e librit si tekst, por thjesht jep mundësinë që me disa mjete ndihmëse didaktike si audio dhe video, shkaku se këta libra nuk janë vetëm të digjitalizuara por janë libra multi-mediale janë audio, video, ka mundësi për tekste, pyetje pra janë libra të kompletuara. Ne në Albas mendojmë se kjo është ajko që i duhet një mësuesi gjatë shpjegimit të një ore mësimi”, tha Latfi Ajrullai. Drejtor i Shtëpisë Botuese Albas.

Ky është një portal i ri që ofron e-librin ALBAS, si pjesë e botimeve të kësaj kompanie, si dhe materiale të shumta shkollore, të cilat me përparësitë dhe risitë pedagogjike të transmetuara përmes teknologjisë, shërbejnë për modernizimin e procesit mësimor.

Për librin digjital kanë punuar me përkushtim dhe shumë dashuri autorët e teksteve dhe i gjithë stafi i ALBAS-grupit. Autorët, redaktorët dhe dizenjuesit tanë kanë krijuar për ju tekste shkollore moderne dhe bashkëkohore.

Në portal këto tekste shkollore në formë digjitale janë lehtësisht të përdorshme nga të gjithë. Ato shoqërohen me materiale multimediale që përmbajnë video, audio, foto, skema etj.

Këtu ju mund të gjeni të gjitha materialet didaktike dhe të tjera për përgatitjen e temave mësimore, duke mundësuar kështu  zgjerimin e njohurive të mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

Portali është i pasur edhe me shërbime të shpejta, si: ndihmë praktike, kalendarë interaktivë, katalogë dhe revista dhe, së fundmi edhe lidhje online me ne.

Ne, ALBAS-grup, ju mbështesim për arsimim dhe dije. Ne ju vëmë në dorë ju, mësuesve, nxënësve, prindërve dhe cilitdo që është i interesuar, e-librin, libra elektronikë, të cilat janë hartuar sipas programeve shkollore dhe përdoren masivisht në shkollat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Këta libra shkarkohen në kompjuterët a pajisje të tjera elektronike si iPad a tabletë, por mrekullia e këtij portali është se libri është i pasuruar me material multimedial, që i jep jetë dhe e bën e-librin një mjet efikas për përvetësimin e dijeve.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të zbuluar të rejat e fundit dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Kjo është arsyeja që ne kemi krijuar një strategji të re të të mësuarit, bazuar në kërkimin, zbulimin, krijimin dhe zgjidhjet praktike, duke hapur botën përpara nxënësve tanë dhe duke zhvilluar vlera të reja të shoqërisë sonë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *