Home / Lajme / Rajon / Ymeri:Dy kryepolicët Mustafa e Thaçi, po përdorin Policinë në shërbim të “Zajednicës

Ymeri:Dy kryepolicët Mustafa e Thaçi, po përdorin Policinë në shërbim të “Zajednicës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë para protestuesve në Gjilan se dy kryepolicët Mustafa e Thaçi, po përdorin Policinë në shërbim të “Zajednicës”

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi flasin vetëm me polici jo kundër krimit dhe korrupsionit po kundër opozitës duke e keqpërdorur policinë për ta kthyer atë kundër qytetarëve dhe për t’i vendosur ata në shërbim të “Zajednicës”, tha Ymeri.

Ai tha se qeveritarët argument nuk kanë përveç argumentit të forcës, pasi ata e dinë që qytetarët e Kosovës janë kundër këtyre marrëveshjeve dhe ata nuk e dëgjojnë qytetarin sepse nuk e duan atë.

“Këta kryepolic flasin vetëm me polici jo kundër krimit dhe korrupsionit po kundër opozitës duke e keqpërdorur policinë e qytetarëve të Kosovës për ta kthyer atë kundër qytetarëve dhe për t’i vendosur ata në shërbim të Zajednicës. Tashmë e kemi bërë të qartë se marrëveshjet nuk do të kalojnë asnjëherë sepse republika nuk mund ta donë atë Zajednicës dhe nuk mund të pranojë të ju falen tokat Malit të Zi. Dje kemi protestuar për ta mbrojtur Republikën, sot duhet protestuar për ta mbrojtur Republikën dhe ashtu do protestojmë edhe nesër deri të kthehet Republika”, ka thënë ai.

Ymeri shtoi se Isa dhe Hashimi po duan t’i frikësojnë duke i burgosur aktivistët e opozitës por ata duhet të dinë se nuk mund ta burgosin krejt popullin e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *