Njësitet speciale të policisë kanë realizuar mbrëmë gjatë natës një aksion gjatë të cilit janë bastisur objekte në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe aparaturave për falsifikimin e dokumenteve.

Ndërkohë, sot Prokuroria Publike e Shkupit ka njoftuar se është zbuluar një punëtori e fshehtë ku është realizuar falsifikimi i dokumenteve. Tre persona janë arrestuar, por ka të dhëna për persona tjerë të përfshirë, si dhe për vepra tjera kriminale. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se është vepruar në bazë të provave që ia ka dorëzuar policisë javorja “Fokus”.

Sipas njoftimit të Prokurorit Publik, në këtë rast bëhet fjalë për një material voluminoz, pajisje dhe aparaturë që janë përdorur për prodhimin e letërnjoftimeve të falsifikuara dhe dokumenteve të tjera. Materialet janë konfiskuar dhe janë subjekt i analizave dhe hulumtime të mëtejshme.

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE në vazhdimësi kërkon llogari nga ministri i Brendshëm nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasosvki për zbardhjen e skandalit të falsifikimit të 30 mijë letërnjoftimeve. Sipas partisë maqedonase në pushtet, opozita duhet t’i japë fund vonesave dhe manovrave politike, ndërsa Spasovski nuk duhet të sillet si ushtar partiak i LSDM-së.

Pas akuzave nga VMRO-DPMNE, ministri Spasovski ka pohuar se në mënyrë aktive po punohet për zbardhjen e rastit me letërnjoftimet e rrejshme. Ai tha se është përfunduar ekspertiza e cila ka vërtetuar se dokumentet janë të rrejshme.

Skandalin e falsifikimit të 30 mijë letërnjoftimeve e ka publikuar javorja “ Fokus”, duke hapur edhe një prej debateve më të ashpra në lidhje me pretendimin për falsifikimin e votave dhe ushtrimin e presioneve të ndryshme ndaj votuesve nga ana e dy partive në pushtet.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *