Një aktore dhe modele 26-vjeçare, nga Filipinet, është kurorëzuar Miss Universi të shtunën, pasi drejtuesi i spektaklit, Steve Harvey, gabimisht, kishte lajmëruar më herët se Miss Kolumbia kishte fituar titullin e 64 të Miss Universit, që u transmetua live në rrjetin televiziv Fox News.

Konkursi i bukurisë, përfundoi kështu me një gafë, pas edicionit të parë të tij që kur eventi i përvitshëm u përfshi nga polemikat pasi bashkëautori dhe kandidati presidencial amerikan, Donald Trump, bëri disa komente të pakëndshme për emigrantët. Pia Alonzo Wurtzbach, një aktore dhe modele filipino-gjermane, e lindur në Shtutgard dhe e rritur në Cagayan de Oro, u shpall si shoqëruese e parë e Miss Kolumbisë, ndërkohë që Harvey u detyrua pak çaste më pas të pranonte se kishte bërë një gabim.

Ariana Gutierrez Arévalo, 21 vjec, nga Sincelejo e Kolumbisë, kishte vënë në kokë ndërkohë kurorën e Miss Universit, kurorë kjo e dorëzuar nga një tjetër kolumbiane, Paulina Vega, Miss Universi i vitit të kaluar, që më pas u detyrua t’ia merrte mbrapsht dhe t’ia jepte filipinases. Amerikania Olivia Jordan, 27 vjeç, nga Tulsa e Oklahomës, u rendit e treta.

“Është një gabimi i imi, një gabim i tmerrshëm”, tha Harvey duke i kërkuar ndjesë garueseve nga Kolumbia dhe Filipinet gjatë transmetimit live.

Mes momenteve të garës që ia vlen të veçohen ishte edhe klasifikimi në vendin e pestë në finale e Flora Coquerel, të Francës, e cila ndodhej në stadiumin e Parisit gjatë sulmeve të militantëve islamikë në nëntor ndërkohë që Ariana Miyamoto e Japonisë, me baba afro-amerikan, u përfshi në 10-tëshen e parë. Gjatësia e saj, 1.73 m dhe ngjyra e bronztë e lëkurës, janë të pazakonta në Japoni dhe përzgjedhja e saj për të përfaqësuar Japoninë në spektakël, u ndoq me një stuhi mediatike në vendin e lindjes.

Në Miss Univers 2015 morën pjesë edhe dy përfaqësueset shqiptare, Megi Luka nga Shqipëria dhe Mirjeta Shala, nga Kosova, por pa mundur të renditen në zonën e pëlqyer të klasifikimit.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *