Home / Kryesoret / Ademi: USHT-ja ti hap dyert për Omer Xhemailin

Ademi: USHT-ja ti hap dyert për Omer Xhemailin

Ministri i Arismit dhe Shkencës në Maqedoni Abdilaqim Ademi në përvjetorin e 21 të themelimit të USHT-së i bëri apel publik stafit të kltij Universiteti që ti hap dyert për Omer Xhemailin kardiokirurgun më të mirë që ka kryer operacionin e transplantimit të zemrës si dhe për kuadrot tjera të suksseshme, njofton TetovaSot

Apelojë deri te Fakulteti i mjekësisë të hap dyert për angazhim të Doktor Omerit dhe profesorëve të tjerë, t`u krijojë mundësi studentëve tanë të mësojnë nga këto ekspert të fushës. Ky akt nuk do të ishte nder vetëm Universitetin, por para së gjithash për ne shqiptarët. Urojë që kjo të ndodh sa më shpejt” u shpreh Ademi

Sipas Ademit Dr. Omer Xhemaili,  na ka bërë të gjithëve të ndihemi krenarë, dhe rrugës së suksesit të tij do të dëshironim të shkojnë edhe shumë studentë të rinj këtij universiteti.

Ndryshe në këtë përvjetor USHT-ja ndau  titullin Doktor nderi i Shkencave për James Perdju dhe Prof.Dr Omer Xhemaili./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *