Home / Lajme / Botë / Afganistan, në operacionet e forcave të sigurisë vriten 8 talebanë

Afganistan, në operacionet e forcave të sigurisë vriten 8 talebanë

Në operacionet e forcave afgane të sigurisë në shtetin Faryab në veri të Afganistanit janë vrarë 8 militantë talebanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga zëdhënësit e Komandës në veri të vendit, Muhammed Reza Rezai, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se forcat e sigurisë në lagjet Kaysar dhe Gomaç të Faryab-it kanë kryer operacione të njëkohshme.

Ai tha se në operacion janë vrarë 8 militantë të talebanëve ndërsa janë plagosur 14 militantë dhe 2 ushtarë. Rezai theksoi se sulmet ajrore dhe tokësore po vazhdojnë.

Ende nuk ka reagim nga talebanët ndërsa militantët e organizatës vazhdojnë sulmet e tyre në rajonet e ndryshme të Faryab-it.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *