Home / Lajme / Botë / Afganistan, vriten 68 militantë të DAESH-it

Afganistan, vriten 68 militantë të DAESH-it

Në operacionin e Forcave ajrore afgane ndaj pozicioneve të DAESH-it në qytetin Nangarhar janë vrarë 68 militantë të organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i prefekturës së Nangarhar-it, Ataullah Hogyanay, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se në operacionet në rajonet të ndryshme të lagjes Açin janë vrarë 68 militantë të DAESH-it.

Ai theksoi se bombardimi ka filluar mbrëmë dhe ende është duke vazhduar.

Prefekti i Açin-it, Haci Galib njoftoi se shumë strehimore të organizatës terroriste në male janë shkatërruar.

Në muajt e fundit, aktivitetet e militantëve të DAESH-it në lagjet Açin, Peçiragam dhe Çeperhar të qytetit Nangarhar ishin rritur. Açin filloi të njihet si qendër e DAESH-it.

Nga ana tjetër, dje në Açin milicët e deputetit afgan Zahir Kadir ekzekutuan 4 militantë të DAESH-it.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *