Home / Lajme / Botë / Afganistan, vriten 9 militantë talebanë

Afganistan, vriten 9 militantë talebanë

Militantët talebanë sulmuan lagjen Shirin Tegab në krahinën Faryab në veri të Afganistanit. Në përleshje u vranë 9 talebanë

Prefekti i Shirin Tegabit Said Lokman Gahrik, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se militantët kanë sulmuar qendrën e lagjes nga dy drejtime.

Ai njoftoi se forcat e sigurisë menjëherë iu kundërpërgjigjën sulmit. Sipas tij, në këto përleshje mbetën të vrarë 9 militantë talebanë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu Gahrik shtoi se me ardhjen e përforcimeve në lagjen, militantët u tërhoqën.

Talebanët ende nuk kanë dalë me deklaratë në lidhje me këtë çështje, ndërsa dje u vranë 8 militantë në sulmet e kryera në lagjet Kaysar dhe Gormaç të Faryab-it.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *