Home / Kryesoret / Ahmeti takoi Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Lamberto Zanieri

Ahmeti takoi Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Lamberto Zanieri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, z. Lamberto Zanieri.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth situatës politike në Maqedoni, zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, analizën e marrëveshjes së  Ohrit dhe perspektivën EuroAtlantike të Maqedonisë.
Kryetari Ahmeti njohtoi z. Zanieri për qëndrimet e BDIsë në lidhje me gjendjen aktuale dhe zbatimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës e cila nuk ka alternativë.
Obligimet e partive duhet të zbatohen dhe vendi ti rikthehet agjendës EuroAtlantike, zgjidhjes së çështjes së emrit dhe mbylljes së kontesteve me fqinjtë.
Kryetari Ahmeti falënderoi OSBEnë për kontributin e dhënë ndër vite në Maqedoni dhe në veçanti për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë dhe analizën e këtij dokumenti paqësor që rrjedh si obligim nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, planit aksional dhe vendimit të Qeverisë dhe dialogut të lartë paraqasës me BEnë.
Gjithashtu Kryetari Ahmeti inkurajoi përfshirjen e OSBE në monitorimin e punës së Prokurores Speciale, por edhe në monitorimin e rasteve të ndjeshme gjyqësore për marrëdhëniet ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *