Home / Lajme / Maqedoni / Ajri i ndotur, përqendrimet e PM10 më të ulëta mëngjesin e sotëm

Ajri i ndotur, përqendrimet e PM10 më të ulëta mëngjesin e sotëm

Ajri në Shkup, Manastir, Tetovë dhe  Kërçovë edhe këtë mëngjes është i ndotur, edhe pse përqendrimet e grimcave PM10 janë më të ulëta se ato gjatë natës.
Stacionet e matjes këtë mëngjes i kanë matur përqendrimet e grimcave PM10 nga 190 mikrogramë në Tetovë, 106 në Manastir, 83 në Kërçovë, Qendër 75, Karposh 69, Gazi Babë 60 dhe Lisiçe 57 dhe tek Rektorati 46 mikrogramë.
Gjatë natës ajri më i ndotur ka qenë në Tetovë me 798 mikrogramë të matura, në Lisiçe 559, Qendër 384, Karposh 350, Manastir 304, Kërçovë 283, Gazi Babë 273 dhe tek Rektorati 202 mikrogramë për metër kub.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *