Home / Kryesoret / Akademiku Taki Fiti kryetar i ri i ASHAM-it, Luan Starova zëvendës

Akademiku Taki Fiti kryetar i ri i ASHAM-it, Luan Starova zëvendës

Akademiku Taki Fiti sot u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Zëvendëskryetar i ASHAM-it u zgjodh akademiku Luan Starova dhe akademiku Vllado Matevski.

“Duke pasur parasysh se mandati katërvjeçar i kryetarit aktual të Akademisë skadon më 31 dhjetor 2015, në përputhje me Ligjin për ASHAM dhe me Statutin e ASHAM-it Kuvendi i Akademisë dhe departamentet e Akademisë në seancën e sotme kanë zgjedhur kryesinë”, thuhet në kumtesën e sotme të ASHAM-it.

Sekretar i Akademisë zgjidhet akademiku Leonid Grçev, anëtar i përzgjedhur George Stardelov, sekretar i Departamentit të Shkencave Linguestike dhe të Letërsisë, akademiku Vitomir Mitrevski, sekretar i Sektorit për Shkenca Shoqërore akademik Vera Bitrakova Grozdanova, sekretar i Sektorit për Shkenca Natyrore- Matematikore dhe Shkenca bioteknologjike u zgjodh akademiku Donço Dimovski, sekretar i Sektorit të Shkencave Mjekësore është zgjedhur akademiku Ilija Filipçe, sekretar i Sektorit për Shkenca Teknike është zgjedhur akademiku Alajdin Abazi dhe sekretar i Sektorit të Artit akademiku Grigor Çemerski.

Ansambleja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë në seancën e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin për punën e ASHAM-it për periudhën 2012-2015 dhe u dëgjua ekspoze nga kryetari i Akademisë akademiku Vllado Kambovski për punën në ASHAM në këtë periudhë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *