Home / Kryesoret / Aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë, lëndohet shoferi

Aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë, lëndohet shoferi

Mbrëmë rreth orës 20, në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit të Dobarskit, një makinë e tipit “Opel Corsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 26-vjeçari S.M nga Shkupi, për shaka të shpejtësisë, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga dhe ka goditur gardhin metalik të sigurisë, njofton SPB-Tetovë.

Nga përplasja, S.M ka fituar lëndime dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës, është liruar nga spitali.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes dhe për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e tjera të lidhura me aksidentin, ku makina shkaktoi dëmtimin e gardhit me një gjatësi prej 20 metrash./

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *