Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident trafiku në rrugën Bogovinë-Zherovjan, lëndohet rëndë shoferi

Aksident trafiku në rrugën Bogovinë-Zherovjan, lëndohet rëndë shoferi

Dje rreth orës 14 në rrugën lokale Bogovinë-Zherovjan të Tetovës, në afërsi të nënkalimit në Zherovjan, ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë dy automjete e pasagjerëve “Polo” me targa të Tetovës, drejtuar nga A.A 21-vjeçar nga Bogovina dhe “BMW”, gjithashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga V.H (21) nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.

Në aksident, shoferi i “Polo” ka fituar lëndime të rënda trupore dhe me një automjet tjetër është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pas ndihmës mjekësore është transferuar urgjentisht në klinikat e Shkupit, ndërsa shoferi i “BMW” dhe bashkudhëtari i “Polo” Xh.B (62) nga  Gurgurnica kanë marr lëndime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore janë liruar nga spitali.

Është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes nga ana e policisë për të përcaktuar shkakun dhe çdo gjë tjetër lidhur me aksidentin.

Gjithashtu lexo

Bashkohuni, ndryshe dy ose tre komuna shqiptare i merr Zaevi

Azbi Nuredini Turpi i dështimeve në politikbërje i komandatëve në 15 vitet e fundit po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *